Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Frankfurt - Prishtinë

Fluturimet Lubjanë – Prishtinë

Kur Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008, në Prishtinë u zbulua me solemnitet një skulpturë e madhe në të cilën shkruhej fjala NEWBORN. Skulptura u shfaq në kopertinën e New York Times dhe është bërë një prej vendeve më të njohura tërheqëse të qytetit. Shkronjat e skulpturës, e cila ka fituar një numër shkrimesh, janë të vizatuara me ngjyrat e flamujve të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtina, kryeqyteti i vendit me shumicë shqiptare, shquhet edhe për një statujë të heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu, i cili në shekullin e pesëmbëdhjetë ndaloi ekspansionin osman dhe të cilit Vivaldi i ka dedikuar operën Skënderbeu. Në mesjetë Prishtina ishte qendra e mbretërisë serbe, por më vonë ajo kaloi në duart e turqve osmanë. Fatkeqësisht, shumica e arkitekturës nga periudha osmane u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një prej ndërtesave që kanë mbijetuar, sot ndodhet Muzeu Emin Gjiku, të cilin ia vlen ta vizitosh, ndërsa Hamami i Madh i Prishtinës, ish-kompleksi i banjave turke, po restaurohet sipas pamjes së tij origjinale. Muzeu Kombëtar i Kosovës ndodhet në një ndërtesë të frymëzuar nga arkitektura austro-hungareze, ndërsa vende të tjera interesante që ia vlen të vizitohen janë varreza e rinovuar hebraike dhe rrënojat e qytetit romak të Ulpianës.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturimet Lubjanë – Prishtinë

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti i Frankfurt am Main (FRA)

Aeroporti i Frankfurt am Main (FRA)

Aeroporti i Frankfurt am Main është aeroporti i tretë në Evropë për nga numri i lëvizjes dhe më i madhi nga dy aeroportet e Frankfurtit. Ai ndodhet 12 km në jugperëndim të qendrës së Frankfurtit, pranë kryqëzimit të dy autostradave më të mëdha të Evropës, të njohur si Frankfurter Kreuz. Aeroporti lidhet me qytetin me hekurudhë dhe autostradë. Aeroporti ka dy terminale që lidhen me njëri-tjetrin falas me Sky Train. Në qendrën e Frankfurtit mund të shkoni me autobus, S-Bahn, taksi apo makinë me qira. Udhëtimi me S-Bahn deri në qendër zgjat 14 minuta.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Frankfurtit.

Statusi i fluturimit FRA - PRN

  • 25.6.2019 JP115 15:30 17:40

    Zbriti në 18:30.

Orari FRA-PRN

  • HËN

    1. JP115 09:30 11:40
    2. JP119 19:30 21:40
  • MAR

    1. JP115 15:30 17:40
  • MËR

    1. JP115 09:30 11:40
  • ENJ

    1. JP115 15:30 17:40
  • PRE

    1. JP115 09:30 11:40
  • SHT

    1. JP115 09:00 11:10
  • DIE

    1. JP115 15:30 17:40

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.