Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Londër - Prishtinë

Fluturimet Lubjanë – Prishtinë

Kur Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008, në Prishtinë u zbulua me solemnitet një skulpturë e madhe në të cilën shkruhej fjala NEWBORN. Skulptura u shfaq në kopertinën e New York Times dhe është bërë një prej vendeve më të njohura tërheqëse të qytetit. Shkronjat e skulpturës, e cila ka fituar një numër shkrimesh, janë të vizatuara me ngjyrat e flamujve të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtina, kryeqyteti i vendit me shumicë shqiptare, shquhet edhe për një statujë të heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu, i cili në shekullin e pesëmbëdhjetë ndaloi ekspansionin osman dhe të cilit Vivaldi i ka dedikuar operën Skënderbeu. Në mesjetë Prishtina ishte qendra e mbretërisë serbe, por më vonë ajo kaloi në duart e turqve osmanë. Fatkeqësisht, shumica e arkitekturës nga periudha osmane u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një prej ndërtesave që kanë mbijetuar, sot ndodhet Muzeu Emin Gjiku, të cilin ia vlen ta vizitosh, ndërsa Hamami i Madh i Prishtinës, ish-kompleksi i banjave turke, po restaurohet sipas pamjes së tij origjinale. Muzeu Kombëtar i Kosovës ndodhet në një ndërtesë të frymëzuar nga arkitektura austro-hungareze, ndërsa vende të tjera interesante që ia vlen të vizitohen janë varreza e rinovuar hebraike dhe rrënojat e qytetit romak të Ulpianës.

fluturimet në Londër

fluturimet nga Londër

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturimet Lubjanë – Prishtinë

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Luton

Aeroporti Luton

Aeroporti Luton është një prej tre aeroporteve më të rëndësishme të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Ai ndodhet vetëm pak më shumë se 50 kilometra në veri të qendrës së Londrës. Në vitin 2015 në Aeroportin Luton kaluan dhjetë milionë e gjysmë pasagjerë.

Aeroporti ka një lidhje të shkëlqyer hekurudhore me qendrën e Londrës (St. Pancras). Trenat kalojnë 24 orë në ditë çdo ditë të vitit, me nisje çdo 10 minuta në oraret e pikut. Vlen të përmendet se treni është mënyra më ekonomike për të mbërritur në qendrën e qytetit.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Luton.