Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Munih - Tiranë

Fluturoni drejt Tiranës

Në vitin 2014 kryeqyteti shqiptar Tirana festoi 400 vjetorin e themelimit të tij, megjithëse në realitet historia e tij daton shumë më herët se kaq dhe njihet se këtu ka pasur banorë që prej të paktën 10 mijë vjetësh më parë. E rrethuar nga kodra dhe e shtrirë në brigjet e lumit me të njëjtin emër, Tirana si e gjithë Shqipëria ka njohur kohë të vështira.

Një prej mënyrave për të mësuar rreth historisë së saj është të merrni një libër të Ismail Kadaresë, shkrimtari shqiptar për të cilin Evropa Perëndimore ka shprehur admirimin e saj me shumë çmime të letërsisë. Megjithatë, pas vitit 1991 kohët ndryshuan dhe gjërat filluan të përmirësohen për banorët e përzemërt të Tiranës, krenarë për origjinën e tyre ilire.

Pulsi i gjallë i Tiranës moderne mund të ndihet në Sheshin Skënderbe, që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar që ndaloi përparimin e turqve në shekullin e pesëmbëdhjetë. Emrin e tij e mban edhe konjaku i famshëm Skënderbeu, që mund të gjendet në shumë dyqane. Tirana, e cila ka edhe një jetë nate të gjallë, mban vulën e një arkitekti italian nga vitet 1930, ndërsa xhamitë dhe ndërtesat e tjera të saj dëshmojnë për shekujt e pranisë osmane.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturoni drejt Tiranës

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut (MUC)

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut (MUC)

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut ndodhet 28,5 km në veri-lindje të qendrës së Munihut. Aeroporti i dytë në Gjermani për nga numri i lëvizjeve ka dy terminale.

Nga aeroporti mund të shkoni në qendrën e Munihut nga aeroporti me trenin S-Bahn ose autobus. Në të dyja rastet, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Nëse udhëtoni me taksi apo merrni makinë me qira, do t'ju duhet rreth gjysmë ore për të mbërritur në qendrën e qytetit.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Munihut.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Orari MUC-TIA

  • HËN

  • MAR

  • MËR

    1. JP713 16:20 17:55
  • ENJ

  • PRE

    1. JP713 16:20 17:55
  • SHT

    1. JP713 16:20 17:55
  • DIE

E vlefshme nga 31 mars 2019 deri në 26 tetori 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.



Orari MUC-TIA

  • HËN

  • MAR

  • MËR

    1. JP713 16:00 17:50
  • ENJ

  • PRE

    1. JP713 16:00 17:50
  • SHT

    1. JP713 16:00 17:50
  • DIE

E vlefshme nga 27 tetori 2019 deri në 28 marsi 2020 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.