Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Prishtinë - Bruksel

Fluturimet drejt Brukselit

Brukseli është i famshëm si kryeqyteti de facto i Bashkimit Evropian, por ata që kanë qenë atje e dinë se ky qytet u ofron gjithashtu vizitorëve shije tunduese në çdo hap. Vafler tradicionale të përgatitura në mënyra të panumërta, patate të skuqura, çokollatë të parezistueshme dhe birrë të shkëlqyer. A është nevoja t'i shtojmë gjë tjetër kësaj? Në sheshin mesjetar në qendrën e Brukselit, që gëlon nga baret, restorantet dhe stendat e tregut, mund të kalosh kohën shumë bukur vetëm duke u ulur dhe duke parë botën që të kalon para syve.

Duke kontrolluar pulsin e jetës së qytetit mund të kuptoni Brukselin. Qyteti është plot me parqe të mrekullueshme, të përsosura për kohën e lirë dhe argëtim. Shumë vizitorë tërhiqen nga Brukseli nga muzetë e tij të shumtë. Dhe mos harroni të ngjiteni te Atomium, një prej simboleve të Brukselit!

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturimet drejt Brukselit

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti i Brukselit (BRU)

Aeroporti i Brukselit (BRU)

Aeroporti i Brukselit, i njohur edhe si Zaventem, ndodhet 12 km në verilindje të Brukselit. Aeroporti, i votuar si më i miri në Evropë nga pasagjerët, ka një terminal të vetëm. Në qendrën e Brukselit mund të shkoni me autobus, tren, taksi apo makinë me qira. Merrni trenin dhe mund të mbërrini në qendrën e Brukselit për 17 minuta, në Antwerp brenda 37 minutave dhe në Ghent brenda vetëm 54 minutave.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Brukselit.

Orari PRN-BRU (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP891 04:45 06:10 JP376 06:55 08:40
    2. JP839 12:15 13:40 JP394 17:05 18:50
  • MAR

    1. JP839 14:30 15:55 JP394 17:05 18:50
  • MËR

    1. JP839 14:30 15:55 JP394 17:05 18:50
  • ENJ

    1. JP839 14:30 15:55 JP394 17:05 18:50
  • PRE

    1. JP891 04:45 06:10 JP376 06:55 08:40
    2. JP839 14:30 15:55 JP394 17:05 18:50
  • SHT

    1. JP891 04:45 06:10 JP376 06:55 08:40
  • DIE

    1. JP891 04:45 06:10 JP376 06:55 08:40
    2. JP839 14:30 15:55 JP394 17:05 18:50

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.