Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Prishtinë - Dyseldorfi

Mirë se vini në Dyseldorf

Fly to Dusseldorf 2000x570

Zbulo Dyseldorfi

Udhëtoni në një prej qyteteve më elegante në Evropë që shtrihet në zemër të zonës më të përparuar ekonomike të Gjermanisë. Kjo është një qendër biznesi dhe finance ku kompani të shumta ndërkombëtare kanë selitë e tyre evropiane, dhe konsiderohet si kryeqyteti i modës i Gjermanisë i famshëm për një numër të lartë evenimentesh, panairesh, argëtimesh në ambiente të hapura dhe një jetë nate të gjallë.

Ky qytet në brigjet e Rinit krenohet për një indeks të lartë të cilësisë së jetës, dhe ofron shumë superlativa të shkëlqyera për të gjitha shijet dhe dëshirat. Entuziastët e kulturës mund të zgjedhin nga më shumë se 120 galeri dhe muze arti, ata mund të vizitojnë teatrin e rinovuar të operës, të frymëzohen nga arkitektura moderne ose thjesht të shijojnë pulsin e qytetit në një prej kafeneve, bareve apo restoranteve të caktuara.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Mirë se vini në Dyseldorf

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Në zemër të shtadit federal gjerman të Rinit Verior - Vestfalisë, shtrihet aeroporti i Dyseldorfit – DUS. Ky aeroport modern, me tre terminale, është i treti për nga madhësia në Gjermani dhe është bërë një qendër tërheqëse për fluturimet për trafikun ndërkombëtar. Më shumë se 22 milionë pasagjerë fluturojnë këtu çdo vit drejt 200 destinacioneve në mbarë botën.

Udhëtimi i pandërprerë është një prej vizioneve të aeroportit, i cili është vetëm shtatë kilometra nga qyteti i Dyseldorfit. Ju mund të shkoni në qendër të Dyseldorfit me autobus, taksi ose S-Bahn (rrjeti urban i tramvajeve), dhe aeroporti ofron gjithashtu edhe akses të drejtpërdrejtë në trenat me shpejtësi të lartë që ofrojnë lidhje të shkëlqyera në të gjithë vendin.

Shikoni më shumë rreth Aeroportit të Dyseldorfit - DUS.

Orari PRN-DUS (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP114 06:05 08:30 JP9709 10:25 11:15
    2. JP118 16:20 18:45 JP9784 21:20 22:10
  • MAR

    1. JP114 06:05 08:30 JP9709 10:25 11:15
  • MËR

    1. JP114 06:05 08:30 JP9709 10:25 11:15
    2. JP156 13:00 14:55 JP9738 19:30 20:40
    3. JP156 13:00 14:55 JP9739 16:30 17:40
  • ENJ

    1. JP114 06:05 08:30 JP9709 10:25 11:15
  • PRE

    1. JP114 06:05 08:30 JP9709 10:25 11:15
    2. JP156 13:00 14:55 JP9738 19:30 20:40
    3. JP156 13:00 14:55 JP9739 16:30 17:40
  • SHT

    1. JP114 05:40 08:05 JP9708 08:50 09:40
    2. JP114 05:40 08:05 JP9709 10:25 11:15
    3. JP156 13:00 14:55 JP9738 19:30 20:40
    4. JP156 13:00 14:55 JP9739 16:30 17:40
  • DIE

    1. JP114 06:15 08:40 JP9709 10:25 11:15

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.