Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Prishtinë - Kopenhagë

Kopenhaga – aty ku përrallat e vjetra takohen me të rejat

Ky qytet plot me sharm skandinav në bregun lindor të Zelandës u ndërtua si një fshat peshkimi nga vikingët në shekullin e dhjetë. Ai ka qenë kryeqyteti danez prej më shumë se 600 vjetësh dhe sot ka një popullsi që kalon një milion e gjysmë. Vizitorët në Kopenhagë admirojnë arkitekturën e saj nordike dhe turmat gazmore të njerëzve që mbushin rrugët dhe baret e panumërta, restorantet dhe kafenetë.

Në qendrën e qytetit dhe në lagjet pranë, jeta e natës vazhdon deri në mëngjes. Gjatë ditës mund të vizitoni Galerinë Kombëtare dhe të shikoni vepra nga Rembranti, Rubensi, Matisse, Picasso, Braque, Munch, mes të tjerash, ose të zhyteni në historinë daneze në Muzeun Kombëtar, të niseni për në Kështjellën e Rosenborgut, një shembull i bukur i arkitekturës daneze të Rilindjes, ose mund të vizitoni parkun e argëtimeve të Tivolit. Këtu ka shumë vende të tjera interesante që mund të vizitoni.

Një prej tyre është fabrika e birrës Carlsberg, ku prodhohen disa birra të famshme botërore. Kopenhaga është gjithashtu destinacion i shkëlqyer për admiruesit e muzikës dhe festivalit veror i jazz-it, më i madhi mes evenimenteve të shumta që zhvillohen në qytet, ofron muzikë të shumë varieteteve të ndryshme.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Kopenhaga – aty ku përrallat e vjetra takohen me të rejat

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti i Kopenhagës, Kastrup (CPH)

Aeroporti i Kopenhagës, Kastrup (CPH)

Aeroporti i Kopenhagës, Kastrup – aeroporti kryesor që i shërben Kopenhagës dhe rajonit më të gjerë dhe aeroporti me më shumë lëvizje në Skandinavi – ndodhet në ishullin e Amagerit, 8 km në juglindje të qendrës së Kopenhagës. Aeroporti ka tre terminale të ndërlidhura.

Rruga më e shpejtë për të arritur në qendrën e Kopenhagës nga aeroporti është me tren. Udhëtimi zgjat 20 minuta. Drejt qendrës së qytetit shkon edhe një linjë metroje e shpejtë dhe komode. Autobusi do t'ju çojë në qendrën e Kopehnagës brenda gjysmë ore, ose mund të merrni një taksi apo të merrni me qira një makinë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Kopehnagës.