Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Prishtinë - Londër

Fluturoni drejt Londrës

AA london destinacija poletna

Zbulo Londër

Syri i Londrës, një rrotë 135 metërshe Ferris, ofron një pamje panoramike të qytetit. Ura e Kullës është kombinimi i një ure të varur me një urë lëvizëse, e cila përshkon lumin Tamiz pranë Kullës së Londrës, kështjellës historike në bregun verior të lumit. Kulla u ofron vizitorëve mundësinë të zhyten në historinë e familjes mbretërore, shtëpia e të cilëve në Londër që prej vitit 1837 ka qenë Buckingham Palace. Katedralja e Shën Palit është kisha mëmë e Dioqezës së Londrës. Kulla e famshme e sahatit të Londrës njihet çdokush si Big Ben, ndërsa Sheshi i Trafalgarit pranë saj e ka marrë emrin nga Beteja e Trafalgarit. Londra është një qytet mbresëlënës që ia vlen të vizitohet.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturoni drejt Londrës

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Luton

Aeroporti Luton

Aeroporti Luton është një prej tre aeroporteve më të rëndësishme të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Ai ndodhet vetëm pak më shumë se 50 kilometra në veri të qendrës së Londrës. Në vitin 2015 në Aeroportin Luton kaluan dhjetë milionë e gjysmë pasagjerë.

Aeroporti ka një lidhje të shkëlqyer hekurudhore me qendrën e Londrës (St. Pancras). Trenat kalojnë 24 orë në ditë çdo ditë të vitit, me nisje çdo 10 minuta në oraret e pikut. Vlen të përmendet se treni është mënyra më ekonomike për të mbërritur në qendrën e qytetit.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Luton.