Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Frankfurt

Vizitoni kryeqytetin e financës dhe biznesit të Gjermanisë

Frankfurti është qyteti i gradaçelave dhe mundësive për biznes. Disa prej panaireve më të famshme në botë organizohen pikërisht këtu dhe tërheqin udhëtarë të biznesit nga e gjithë bota. Megjithë reputacionin e vet si qendër biznesi, Frankfurti është edhe një destinacion tërheqës turistik, me arkitekturën e vet moderne dhe tradicionale plot kontrast.

Në qendër të këtij qyteti dinamik dhe të shpejtë është lumi Main, që sjell një influencë qetësuese dhe të përkryer për një shëtitje relaksuese buzë lumit. Shëtisni në mbrëmje përgjatë Eisener Steg, urës së vjetër prej hekuri që është simbol i Frankfurtit, dhe shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit të ndriçuar. Në Frankfurt mund të zgjidhni mes restoranteve të klasit të parë dhe birrarive popullore. Çdo vizitor duhet të provojë Apfelwein, një specialitet vendas. Frankfurti është gjithashtu qytet që ofron diçka për të gjithë, edhe për vizitorët më kërkues.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Vizitoni kryeqytetin e financës dhe biznesit të Gjermanisë

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti i Frankfurt am Main (FRA)

Aeroporti i Frankfurt am Main (FRA)

Aeroporti i Frankfurt am Main është aeroporti i tretë në Evropë për nga numri i lëvizjes dhe më i madhi nga dy aeroportet e Frankfurtit. Ai ndodhet 12 km në jugperëndim të qendrës së Frankfurtit, pranë kryqëzimit të dy autostradave më të mëdha të Evropës, të njohur si Frankfurter Kreuz. Aeroporti lidhet me qytetin me hekurudhë dhe autostradë. Aeroporti ka dy terminale që lidhen me njëri-tjetrin falas me Sky Train. Në qendrën e Frankfurtit mund të shkoni me autobus, S-Bahn, taksi apo makinë me qira. Udhëtimi me S-Bahn deri në qendër zgjat 14 minuta.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Frankfurtit.

Statusi i fluturimit TIA - FRA

  • 19.5.2019 JP794 12:20 14:35

    Programuar.

Orari TIA-FRA

  • HËN

  • MAR

    1. JP794 12:20 14:35
  • MËR

  • ENJ

    1. JP794 12:20 14:35
  • PRE

  • SHT

  • DIE

    1. JP794 12:20 14:35

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.