Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Munih

Zbuloni Munihun

Ky qytet është një gërshetim i historisë mesjetare dhe arkitekturës moderne. Në fillim të vjeshtës aty zhvillohet Oktoberfest, një eveniment tradicional origjinat e të cilit datojnë që në vitin 1810 i cili frekuentohet çdo vit nga rreth gjashtë milionë vizitorë, të tërhequr këtu nga birra, "kamerieret e birrës" me kostume tradicionale bavareze të afta t'i mbajnë gotat e birrës me shkathtësinë e artistëve të cirkut, si dhe kultura bavareze në përgjithësi. Munihu është shtëpia e FC Bayern, klubit më të suksesshëm të futbollit në një vend ku futbolli merret jashtëzakonisht seriozisht.

Ai është gjithashtu shtëpia e Allianz Arena, stadiumit të futbollit që njihet edhe si Schlauchboot (gomonia) për shkak të formës së tij. Olympiastadion, i ndërtuar për Lojërat Olimpike Veriore të vitit 1972, shërben si ambient për koncertet e yjeve më të mëdhenj të muzikës botërore, i cili tërheq vizitorë nga anembanë. Munihu ka gjithashtu Deutsches Museum, një muze të shkencës dhe teknologjisë të pashoq në botë. Shumë korporata të mëdha e kanë selinë e tyre në Munih, nga të cilat veçojmë Siemens dhe BMW.

Munihu është gjithashtu vendlindja e kompozitorit të famshëm Riçard Shtraus, futbollistit legjendar Franc Bekenbauer, sot president nderi i FC Bayern, dhe shtatë laureatëve të çmimit Nobel. Banorë të famshëm Munihut kanë qenë Thomas Mann, Riçard Vagner, Freddie Mercury dhe Lenini.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Zbuloni Munihun

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut (MUC)

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut (MUC)

Aeroporti Ndërkombëtar i Munihut ndodhet 28,5 km në veri-lindje të qendrës së Munihut. Aeroporti i dytë në Gjermani për nga numri i lëvizjeve ka dy terminale.

Nga aeroporti mund të shkoni në qendrën e Munihut nga aeroporti me trenin S-Bahn ose autobus. Në të dyja rastet, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Nëse udhëtoni me taksi apo merrni makinë me qira, do t'ju duhet rreth gjysmë ore për të mbërritur në qendrën e qytetit.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Munihut.

Orari TIA-MUC

  • HËN

  • MAR

  • MËR

    1. JP712 18:30 20:20
  • ENJ

  • PRE

    1. JP712 18:30 20:20
  • SHT

    1. JP712 18:30 20:20
  • DIE

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.