Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Paris

Një pushim i paharrueshëm në Paris!

Parisi është pa dyshim një prej vendeve më romantike në botë. Çiftet e dashuruara të panumërta poshtë Kullës Eifel tregojnë pse qyteti mbi Senë e meriton reputacionin që ka. Shumë çifte e vizitojnë Parisin për t'u fejuar, apo vijnë këtu për muaj mjalti.

Parisi është gjithashtu një gërshetim i jashtëzakonshëm i skenave të një historie mbresëlënëse, artit të lakmueshëm nga e shkuara dhe e tashmja, modës së shtresës së lartë dhe jetës së gjallë të natës. Imazhi më tradicional i metropolit francez e zbulon veten gjatë shëtitjeve përmes rrugëve të ngushta të lagjeve të tij të vjetra, aq piktoreske dhe tërheqëse me kafenetë e tyre të shumta dhe ëmbëltoret e vogla.

Admiruesit e artit i tërheq Parisi me muzetë dhe galeritë e tij me famë botërore. Këto tërheqin edhe vizitorë që zakonisht nuk interesohen për artin. Parisi është një qytet që ju magjeps plotësisht me sharmin dhe kazualitetin e tij!

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Një pushim i paharrueshëm në Paris!

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle (CDG)

Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle (CDG)

Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle është një prej aeroporteve me më shumë lëvizje në Evropë për nga numri i pasagjerëve dhe më i madhi nga dy aeroportet e Parisit. Aeroporti ndodhet 23 km në veri-lindje të Parisit dhe lidhet me të me rrugë dhe hekurudhë. Aeroporti ka tre terminale që lidhen me njëri-tjetrin me një shërbim autobusi falas nga aeroporti. Mënyra më e lehtë për të mbërritur në qendrën e Parisit nga aeroporti është me autobusin RATP, taksi ose me makinë me qira (e disponueshme në aeroport). Charles de Gaulle ndodhet rreth 45 minuta nga qendra e qytetit, 10 minuta nga Disneyland Paris dhe një orë nga Brukseli.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit Paris Charles de Gaulle.

Orari TIA-CDG (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP727 04:45 06:10 JP322 07:00 09:00
    2. JP705 14:35 16:00 JP342 17:00 19:00
  • MAR

    1. JP705 14:35 16:00 JP342 17:00 19:00
  • MËR

  • ENJ

  • PRE

    1. JP727 04:45 06:10 JP322 07:00 09:00
    2. JP705 14:35 16:00 JP342 17:00 19:00
  • SHT

    1. JP727 04:45 06:10 JP322 07:00 09:00
  • DIE

    1. JP705 14:35 16:00 JP342 17:00 19:00

Direct Tirana–Paris (JP492) and Paris–Tirana (JP493) services are available as part of the summer timetable.

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.