Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Pragë

Fluturoni drejt “Pragës së Artë”

Mund të mos jeni adhurues i muzikës klasike, por Vltava e Smetanës, një poemë simfonike që ka marrë emrin e lumit që përshkon Pragën, tingëllon krejtësisht ndryshe nëse e dëgjoni në ambientin e mrekullueshëm të Hradčany. Këtu ndodhet e famshmja Katedralja e Shën Vitos dhe Kështjella e Pragës, dikur kështjella e mbretërve të Bohemisë dhe sot rezidenca zyrtare e Presidentit të Republikës Çeke.

Në vitin 1920, ndërsa po fillonte restaurimi i kështjellës, Presidenti Masarik emëroi  si krye-arkitekt një slloven, Jozhe Pleqnikun. Praga është qytet me arkitekturë mbresëlënëse. Njohësit e arkitekturës do të dallojnë influencat gotike, baroke dhe të epokës së Rilindjes, por të gjithë vizitorëve do t'u pëlqejë njësoj. Qyteti është gjithashtu i famshëm për çatitë e arta, të cilat shkëlqejnë veçanërisht shumë në kohë me diell. Aktivitetet në rrugët e Pragës nuk mungojnë asnjëherë. Qyteti ka shumë muze dhe galeri, dhe performancat e teatrove, operave, baletit dhe koncertet e muzikës klasike tërheqin shumë vizitorë.

Praga është gjithashtu qyteti i shkrimtarit të madh Franc Kafka dhe sfondi i kujtimit të përjetshëm të Ushtarit të Mirë Shvejk. Me aventurat e tij në mendje, bëhet eveniment jashtëzakonisht i veçantë vizita në birraritë e Pragës, ku shërbejnë atë që shumë thonë se është birra më e mirë në botë.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturoni drejt “Pragës së Artë”

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti i Pragës Vaclav Havel (PRG)

Aeroporti i Pragës Vaclav Havel (PRG)

Aeroporti i Pragës Vaclav Havel është 17 kilometra në perëndim të qytetit dhe është një aeroport ndërkombëtar modern. Nga aeroporti në qendrën e Pragës mund të shkoni me autobus ose taksi. Udhëtimi me autobus zgjat rreth 45 minuta, ndërsa me taksi 20 minuta. Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Pragës Vaclav Havel.

Rezervo një fluturim Tiranë - Pragë

Orari TIA-PRG (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP727 04:45 06:10 JP568 07:15 08:35
  • MAR

    1. JP705 14:35 16:00 JP568 16:55 18:15
  • MËR

  • ENJ

    1. JP705 14:35 16:00 JP568 17:05 18:15
  • PRE

    1. JP705 14:35 16:00 JP568 16:55 18:15
  • SHT

  • DIE

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.