Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Vjenë

Përjetoni Vjenën e mrekullueshme

Vjena, një qytet me muze mahnitës, galeri të përkryera arti dhe arkitekturë të lavdishme, vizitohet çdo vit nga miliona turistë nga e gjithë bota. Vendet që mund të vizitoni përfshijnë Katedralen befasuese të Shën Stefanit, të mrekullueshmin Pallatin Schönbrunn, dikur rezidencë e Habsburgëve, si dhe parkun e madh publik Prater.

Përmes qytetit rrjedh Danubi, pa të cilin Vjena nuk do të ishte Vjenë. Qendra historike e Vjenës ka qenë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2001, ku e vetmja çudi ishte pse nuk kishte qenë pjesë e listës më parë. Admiruesit e artit dhe historisë vijnë vetë në Museumsquartier (lagjen muzeale), ku arkitektura baroke gërshetohet me stilet më moderne. Në të gjendet Muzeu Leopold, i cili ka koleksionin më të madh të veprave nga piktori ekspresionist Egon Schiele dhe disa vepra nga Klimt, si dhe organizon ekspozita të dedikuara piktorëve më të mëdhenj të botës.

Muzetë e tjerë përfshinë Muzeun Albertina, me koleksionin e vet të shtypshkrimeve, Muzeun Kunsthistorisches (të dedikuar historisë së artit), Muzeun e Artit Modern (MUMOK) dhe Muzeun Zigmud Frojd të dedikuar psikoanalistit të famshëm. Disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës klasike janë të lidhur ngushtë me Vjenën, Shtrausët, Bethoveni, Moxarti, Shuberti e shumë të tjerë. Muzika e tyre i jep qytetit një karakter të pagabueshëm, me skenat e shumta të operave dhe koncerteve.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Përjetoni Vjenën e mrekullueshme

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës (VIE)

Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës (VIE)

Aeroporti i Vjenës ndodhet në qytetin Schwechat, 18 km në juglindje të Vjenës. Aeroporti më i madh në Austri, ai ndjek konceptin "gjithçka nën një çati" dhe ka një terminal të vetëm dhe lehtësisht të aksesueshëm. Merrni trenin City Airport Train (CAT) drejt qendrës së Vjenës. Ose, mund të merrni trenin S-Bahn, autobusin ose taksinë, apo mund të merrni makinë me qira. Udhëtimi me CAT zgjat 16 minuta deri në qendrën e qytetit. Me makinë udhëtimi zgjat rreth gjysmë ore.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Vjenës.

Orari TIA-VIE (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP727 04:45 06:10 JP284 07:10 08:10
    2. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • MAR

    1. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • MËR

    1. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • ENJ

    1. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • PRE

    1. JP727 04:45 06:10 JP284 07:10 08:10
    2. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • SHT

    1. JP727 04:45 06:10 JP284 07:10 08:10
    2. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40
  • DIE

    1. JP727 04:45 06:10 JP284 07:10 08:10
    2. JP705 14:35 16:00 JP136 17:40 18:40

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.