Adria Airways Logo Adria Airways

Fluturimet Tiranë - Cyrih

Fluturoni drejt Cyrihut

Cyrihu ka reputacionin si një qytet i pastër dhe i rregullt, banorët e të cilit njihen nga saktësia zvicerane e famshme në mbarë botën.

Megjithatë, kaloni një ose dy ditë në Cyrih dhe do të kuptoni shumë shpejt se qyteti u ofron vizitorëve shumë më tepër sesa këto stereotipa. Është e vërtetë se Cyrihu është qendra financiare e Zvicrës, por në fund të ditës do të krijoni gjithashtu përshtypjen e karakterit shoqëror dhe të butë të vendasve. Relaksimi pranë brigjeve të liqenit blu të Cyrihut është diçka që duhet ta bëni patjetër, veçanërisht nëse njëkohësisht po shijoni kekun me arra, bajame e çokollatë.

Vizitorët në qytetin më të madh të Zvicrës mund të kalojnë pasditet dhe mbrëmjet duke shijuar performancat më të mira të operës dhe baletit, duke bërë blerje ose thjesht duke vizituar klubet dhe baret trendy. Cyrihu është një gërshetim i sofistikimit kozmopolit dhe joshjes së relaksuar, prandaj nuk është çudi që qyteti është si magnet për të gjitha brezat.

Shijo këto avantazhe nga Adria

  • për çdo fluturim fiton milje si shpërblim me programin e besnikërisë Miles & More
  • standardet e larta të Star Alliance në të gjithë rrjetin, për të garantuar një udhëtim komod
  • profili yt MyAdria dhe ofertat ekskluzive

Fluturoni drejt Cyrihut

  • 8 kg bagazhe dore
  • zgjedhje e lirë e ndenjëses
  • check-in falas

Informacion për fluturimin

Kohëzgjatja:
Distanca:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i njohur edhe si Aeroporti i Rinasit, është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe ka një terminal të vetëm dhe modern për pasagjerët.

Mënyra më e shpejtë për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës nga aeroporti është me taksi ose me makinë me qira. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Janë të disponueshëm edhe autobusë.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Tiranës.

Aeroporti Cyrih (ZRH)

Aeroporti Cyrih (ZRH)

Aeroporti i Cyrihut, i njohur gjithashtu edhe si Aeroporti i Klotenit, është aeroporti më i madh ndërkombëtar në Zvicër. Ai ndodhet 13 km në veri të qendrës së Cyrihut dhe ka dy terminale. Rruga më e shpejtë për në qendrën e Cyrihut është me tren. Udhëtimi nga aeroporti për në stacionin qendror hekurudhor zgjat vetëm 10 minuta. Si alternativë, mund të merrni tramvajin, autobusin ose një taksi për në qendrën e qytetit, ose mund të merrni një makinë me qira. Aeroporti ndodhet rreth 20 minuta me automjet nga qendra e qytetit.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Cyrihut.

Lexoni më shumë rreth Aeroportit të Cyrih.

Orari TIA-ZRH (përmes LJU)

  • HËN

    1. JP727 04:45 06:10 JP364 07:05 08:20
    2. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • MAR

    1. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • MËR

    1. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • ENJ

    1. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • PRE

    1. JP727 04:45 06:10 JP364 07:15 08:30
    2. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • SHT

    1. JP727 04:45 06:10 JP364 07:05 08:20
    2. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15
  • DIE

    1. JP727 04:45 06:10 JP364 07:05 08:20
    2. JP705 14:35 16:00 JP306 17:00 18:15

E vlefshme nga 28 tetori 2018 deri në 30 mars 2019 përveçse kur përcaktohet ndryshe. Oraret që tregohen këtu janë sipas orës lokale. Oraret janë vetëm për qëllime informimi dhe mund të ndryshohen pa dhënë njoftim paraprak.