Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Amsterdamit

Fluturime drejt Amsterdamit

Fluturime drejt Amsterdamit

Vizitoni Amsterdamin, një prej qyteteve të vogla më të mëdha

Fluturoni drejt Amsterdamit, të njohur gjithashtu edhe si Venecia e Veriut, për shkak të kanaleve të panumërta që e përshkojnë, në të cilat reflektohen shtëpitë e vjetra, të ngushta dhe të larta. Janë të pakta qytetet që e kombinojnë kaq bukur të shkuarën me të ardhmen. Zbuloni një prej qyteteve më romantike dhe më piktoreske në Evropë.

Amsterdami për udhëtarët urbanë

Merrni me qira një biçikletë dhe bashkohuni me banorët vendas. Shikoni veprat e mjeshtërve holandezë në Lagjen Muzeale. Kur është kohë e mirë, shijoni një pushim në Vondelpark, mushkërinë e gjelbër të qytetit. Më pas bëni një udhëtim me varkë përgjatë kanaleve dhe shikojeni qytetin nga uji. Blini këpucë druri, djathë apo tulipanë në një prej shumë tregjeve të Amsterdamit. Vizitoni Shtëpinë e Ana Frank. Në mbrëmje bëni një shëtitje në lagjen e famshme të dritave të kuqe dhe provoni birrën vendase në një prej pabeve të shumta në Rembrandtplein.

Rezervo fluturim

Amsterdami për adhuruesit e artit

Amsterdami ka gjithashtu më shumë se 50 muze të ndryshëm. Vizitoni Muzeun e Van Gogut për të admiruar veprat e mjeshtrit të madh holandez. Kryeveprat e Vermeer dhe Rembrandit ju presin vetëm pak rrugë larg, në Rijksmuseum. Dhe nëse nuk keni parë mjaft vepra të Rembrandit, është edhe Muzeu i Shtëpisë së Rembrandit (Rembrandthuis). Muzeu mbresëlënës Stedelijk përmban art dhe dizajn modern dhe bashkëkohor.

Amsterdami për romantikët

Niseni ditën me një vizitë në tregun me aroma Bloemenmarkt, tregun e vetëm lundrues të luleve dhe blini një tufë të bukur me tulipanë. Më pas nisuni për një udhëtim romantik me varkë përgjatë kanaleve të Amsterdamit. Shëtisni përmes rrugëve të qeta dhe kopshteve tërheqëse të lagjes Jordaan. Vizitoni një prej fabrikave shekullore të diamantit dhe shikoni se si priten diamantet, madje edhe të blini një të të tillë. Mbylleni ditën me një darkë romantike në Leidseplein, një prej shesheve me më shumë lëvizje të Amsterdamit.

Amsterdam 2 SQ

Kur udhëtoni në Amsterdam, mos humbisni:

  • Muzeu Van Gog: koleksioni më i madh i veprave të piktorit me famë botërore.
  • Rijksmuseum: ndërtuar 200 vjet më parë, ky muze shtetëror ekspozon vepra nga Rembrandi, Vermeer dhe Van Dejk, si edhe një koleksion mbresëlënës veprash antike.
  • Muzeu Stedelijk: një prej muzeve më të bukur të artit modern, me vepra nga artistët më të mëdhenj modernë në botë.
  • Shtëpia e Ana Frank: kujtimet e trishtuara të vajzës hebreje që mbajti ditar ndërsa fshihej në shtëpi me familjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
  • Vondelpark: Parku më i madh i Amsterdamit tërheq turma të mëdha kur koha është e bukur.
  • Dita e Mbretit (e quajtur më parë Dita e Mbretëreshës): në prill njerëzit e Amsterdamit mblidhen së bashku për një festë gjigante dhe shumëngjyrëshe për të festuar ditëlindjen e mbretit.
  • Oude Kerk: kjo kishë mesjetare me shtëpi të vogla të ndërtuara pranë saj është ndërtesa më e vjetër e Amsterdamit dhe një sanktuar i qetë në mes të lagjes me drita të kuqe.
  • Sheshi Dam: sheshi qendror dhe zemra e Amsterdamit, e dominuar nga Pallati Mbretëror.
  • Magere Brug: më e famshmja e më shumë se 1280 urave të Amsterdamit hapet çdo 20 minuta.
  • Artis: i fshehur në qendrën e qytetit, Artis është kopshti zoologjik më i vjetër në Holandë dhe përfshin një planetarium dhe një muze të gjeologjisë.

Me rrugët e gjera për biçikleta, përdoren nga më shumë se gjysmë milionë biçikleta me ngjyra të ndezura, Amsterdami është një prej qyteteve më miqësore ndaj biçikletave në botë