Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Brukselit

Fluturime drejt Brukselit

Fluturime drejt Brukselit

Zbuloni Brukselin – kryeqytetin e vogël të Evropës së re

Vizitoni kryeqendrën e Bashkimit Evropian. Brukseli nuk është vetëm qendra politike e Evropës, ai është edhe një kryeqytet i kulturës dhe një destinacion ideal për një fundjavë apo një pushim më të gjatë me të gjithë familjen. Vizitoni strukturën e mahnitshme Atomium, provoni çokollatat dhe birrën belge dhe shijoni një mori gjërash të tjera interesante në Bruksel. Fluturoni me ne drejt Brukselit.

Brukseli për udhëtarët urbanë

Shëtisni përmes zemrës së Brukselit. Sheshi i Madh (Grote Markt), një prej shesheve më të bukur mesjetarë në Evropë dominohet nga ndërtesa e Bashkisë dhe rrethohet nga dyqane të vogla të panumërta, bare dhe restorante. Largojuni zhurmës së qytetit në një prej shumë parqeve të ruajtura më me fanatizëm, për të cilat njerëzit e Brukselit janë veçanërisht krenarë.

Rezervo fluturim

Brukseli për të apasionuarit pas muzeve

Përveç teatrove të ndryshme dhe një teatri të operës, Brukseli ka pothuajse 90 muze! Mos lini pa vizituar Muzeun Magritte, muzeun e instrumenteve muzikore, muzeun e transportit ose muzeun e serialeve me vizatime – Tintin dhe qeni i tij Snowy, Lucky Luke dhe shumë heronj të tjerë të filmave vizatimorë që kanë lindur këtu në Bruksel.

Brukseli për të apasionuarit pas çokollatës dhe birrës

Njerëzit e Brukselit dinë si ta shijojnë ushqimin dhe pijen e mirë. Bashkohu edhe ti me ta. Peshku i freskët, patatet e skuqura me majonezë, vafler tradicionale belge dhe çokollata e parezistueshme në të gjitha format e saj… Ngrini një dolli për ditën e mrekullueshme me një birrë të shkëlqyer belge në një prej bareve të shumtë tradicionalë të qytetit.

Brukseli për të gjithë familjen

Kalojeni ditën me familjen në Mini-Evropë. Ky park ofron pikërisht atë që sugjeron edhe emri: kopje në miniaturë të vendeve më të famshme të Evropës të tilla si Kulla Eifel, Kulla e Pizës dhe, sigurisht, Sheshi i Madh i Brukselit. Kombinoni një udhëtim në park me një vizitë në strukturën Atomium aty pranë dhe rifreskoni me fëmijët ato që keni mësuar në kimi. Edhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë me siguri një vizitë në Kopshtin Zoologjik të Brukselit i cili është i organizuar aq mirë, vetëm gjysmë ore nga qyteti.

Bruselj 2

Kur udhëtoni në Bruksel, mos humbisni:

  • Sheshin e Madh me Bashkinë: një shesh mesjetar i rrethuar nga ndërtesa të bukura.
  • Mannekin Pis: Statuja e famshme prej bronzi që është bërë një prej simboleve të qytetit.
  • Strukturën Atomium: e ndërtuar fillimisht për Expo 58, struktura gjigante e rinovuar së fundi, e cila ka formën e një kristali të zmadhuar të hekurit, ofron një pamje spektakolare të qytetit.
  • Selinë e BE-së: ndërtesa e madhe gjigante prej xhami është një prej selive të institucioneve evropiane.
  • Teatrin e Operës: teatri i operës më i famshëm në Belgjikë, me një program të pasur artistik.
  • Pallati Mbretëror: pallati zyrtar i monarkisë belge, ku zhvillohen të gjitha pritjet dhe festimet kryesore.
  • Muzeun Magritte: koleksionin më të madh në botë të veprave nga artistët surrealistë me ndikim më të madh.

Fluturoni me ne drejt Brukselit – një qytet i muzeve të panumërta, parqeve të bukura, çokollatës së parezistueshme dhe birrës së shkëlqyer.