Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt: Bukureshti

Fluturime drejt: Bukureshti

Një harmoni kaotike stilesh arkitekture

Qendra kulturore dhe ekonomike e Rumanisë, që shtrihet mbi lumin Dâmbovița, krenohet me stile të shumta arkitekture që datojnë nga periudha të ndryshme historike. Megjithëse në pamje të parë ndërtesat e qytetit duket se janë të shtrira në mënyrë të rastësishme, shatërvanët e mëdhenj dhe ndërtesat baroke, ato moderne dhe ndërtesat e periudhës komuniste që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës në një mënyrë konfuze, por harmonike, janë padyshim një shenjë e një sharmi të veçantë të këtij qyteti me dy milionë banorë.

Stacionet e metrosë janë plot me pastiçeri dhe restorantet ofrojnë një zgjedhje të gjerë ëmbëlsirash rumune. Qentë e rrugës janë pamje e zakonshme në rrugët e Bukureshtit, një kryeqytet që i mungon impakti tipik i një qendre qyteti, por që shtrihet përmes disa lagjesh të veçanta. Në këtë qytet, që ka parë një bum të rëndësishëm kulturor dhe ekonomik gjatë viteve të fundit, ndodhet edhe ndërtesa e dytë më e madhe administrative në botë (menjëherë pas Pentagonit në SHBA), e ndërtuar gjatë regjimit të Çausheskut.

LJUBJANË - BUKURESHTI

4 x në javë
Nga 199€

Gatimet e pjekura

Qoshet e rrugës dhe tunelet për këmbësorë të sistemit të metrove janë plot me pastiçeri që ofrojnë gatime të sapo pjekura. Më të njohura janë ëmbëlsirat e kripura të njohura si covrigi, që janë të ngjashme me pretzel dhe zakonisht shërbehen me pak fara lulëkuqeje, fara susami apo kripë. Veçanërisht të shijshme janë versionet e mbushura me djathë ose arra.

Parisi i vogël i Lindjes

Ndërtuar sipas modelit të kryeqytetit francez, Bukureshti ka arkitekturë elegante, bulevarde të gjera, lagje elitare, shatërvanë të bukur, statuja dhe harqe triumfi. Disa rrugë të kujtojnë vërtet Parisin, por sapo kalon në qoshe dhe qyteti mund të tregojë një pamje tjetër, disi më pak rrezatuese dhe tërheqëse.

Në qendrën e qytetit

Mënyra më e lehtë për ta përmbledhur miksin e stileve arkitekturore të Bukureshtit është fjala "eklekticizëm". Ndërtesat nga periudhat e ndryshme historike qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe i japin kryeqytetit rumun pamjen e tij unike. Ndërtesat baroke qëndrojnë pranë e pranë ndërtesave moderne, të zbukuruara me krijime nga periudha komuniste.

Telat e telefonit

Megjithëse kryeqyteti rumun po lëviz me kohën, në disa mënyra ende ka ngecur mes të tashmes dhe të shkuarës. Kjo është ajo që e bën Bukureshtin kaq interesant dhe unik. Shumë prej telave të telefonit të qytetit janë ende të varura në ajër, dhe grumbujt e telave mbushin shtyllat e energjisë elektrike në qendër të qytetit.

Parlamenti Rumun

Pallati i Popullit, siç u quajt nga lideri i mëparshëm politik Nikolae Çaushesku, shtrihet në një hapësirë prej 360 000 metrash katrorë. Sot shtëpia e Parlamentit Rumun, është ndërtesa më e madhe administrative në botë dhe madje duket edhe nga sipërfaqja e hënës. Pallati ka më shumë se 1000 dhoma, enterier prej mermeri dhe llambadarë të mrekullueshëm kristali.

Tregu i Oborit

Ndërtesa elegante dhe moderniste ku ndodhet Tregu i Oborit është ndërtuar në vitin 1940. Sot një vizitë në treg ju çon në një shëtitje unike në të kaluarën. Mund të gjeni gjithçka në stendat e tregut – nga zarzavatet, frutat, mishi dhe peshku, deri te detergjenti i rrobave, ushqimet për kafshët, kukullat plastike, artikuj të ndryshëm shtëpiakë edhe telefona celularë.