Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Cyrihut

Fluturime drejt Cyrihut

Fluturime drejt Cyrihut

Cyrihu – kryeqytet i argëtimit dhe shopping-ut

Zvicra nuk është vetëm një vend me çokollatë fine, djathëra fantastikë dhe orë të saktësisë perfekte. Cyrihu – qyteti më i madh i Zvicrës dhe qendra e tij financiare – është destinacioni i përkryer për ata që duan argëtimin, artin modern dhe shopping-un. Fluturoni në Cyrihun miqësor, të pastër dhe të rregullt, që vazhdimisht renditet si qyteti me standardin më të lartë të jetesës në botë.

Cyrihu për eksploruesit e qyteteve

Shikojeni qytetin nga tarraca e Lindenhofit. Shëtisni përgjatë brigjeve të Liqenit të Cyrihut. Vizitoni punishtet dhe butikët e këndshëm të Qytetit të Vjetër. Shikoni kishat Grossmünster dhe Fraumünster me dritaret e tyre me dizajne të bukura dekorative. Admironi veprat e disa prej artistëve më të mëdhenj botërorë në Kunsthaus. Dhe mos harroni të provoni specialitetin zviceran rösti (një gatim klasik zviceran me patate të skuqura), "fondue" me djathë dhe kekun me arra, bajame e çokollatë.

Rezervo fluturim

Cyrihu për argëtim

Dikur qendra e qetë dhe e rezervuar financiare e Zvicrës, Cyrihu po bëhet gjithnjë e më shumë një qytet plot jetë. Cyrihu ka më shumë se 500 klube nate dhe bare ku festa nuk ndalon deri në agim. Çdo vit qyteti organizon Paradën e Rrugës, festën më të madhe në Evropë në ambient të hapur me techno dhe rave. Bashkohuni me njerëzit e tjerë që kërkojnë kënaqësinë në lagjen Zürich-West. Me baret dhe klubet e saj trendy, kjo ish-zonë industriale përcakton ritmin e qytetit.

Cyrihu për adhuruesit e artit

Qyteti, i famshëm për teatrot e operas dhe baletit, si dhe koncertet klasike, është gjithashtu vendi ku ndodhen më shumë se 50 muze dhe 100 galeri arti. Në Kunsthaus ndodhet koleksioni më i madh i artit modern në Cyrih, me vepra nga Giacometti, Picasso, Monet dhe Chagall. Koleksioni i Fondacionit E.G. Bührle përfshin vepra nga Monet, Cézanne dhe Renoir. Mjeshtrit e artit bashkëkohor ju presin në Kunsthalle, ndërsa Muzeu Rietberg krenohet me një prej koleksioneve më të mira të artit aziatik në Evropë.

Cyrihu për shopping

Ecni në një prej rrugëve më ekskluzive për shopping në botë, Bahnhofstrasse, me çdo gjë nga qendrat tregtare dhe butikët e stilistëve deri tek orëbërësit dhe prodhuesit e çokollatave. Niederdorf në Qytetin e Vjetër dhe Zürich-West janë të mbushura me blerës të moshave të reja. Është edhe Hauptbahnhof, stacioni kryesor i trenit me më shumë se 135 dyqane të hapura çdo ditë të vitit.

Zurich 2

Kur udhëtoni në Cyrih, mos humbisni:

  • Grossmünster: kjo kishë romaneske me dritare me dizajne të mrekullueshme dekorative ofron një pamje të bukur të qytetit nga kulla e saj.
  • Fraumünster: një kishë e vjetër gotike, dikur manastir, me dritaret e famshme me dizajne dekorative nga Chagall.
  • Shën Pjetri: kisha më e vjetër në Cyrih është e zbukuruar nga ora mbi kishë me diametër më të madh në Evropë, 8,7 metra.
  • Landesmuseum: muzeu më i madh i historisë dhe traditave zvicerane.
  • Kunsthaus: një prej muzeve më të rëndësishëm në Zvicër, me koleksionin më të madh të artit modern.
  • Kunsthalle: këtu alternohen ekspozime të veprave nga mjeshtrit e artit bashkëkohor.
  • Kopshti Zoologjik: ky kopsht zoologjik i mirëmbajtur është një vend i shkëlqyer për t'u vizituar nga familjet me fëmijë.
  • Lindenhof: kjo kodër në qendër të Cyrihut ofron një pamje të shkëlqyer të qytetit.
  • Bahnhofstrasse: një prej rrugëve më të shtrenjta dhe më ekskluzive për shopping në botë.

Cyrihu nuk është kryeqyteti i Zvicrës, por sigurisht është kryeqyteti i argëtimit. Fluturoni me ne drejt qytetit të argëtimit.