Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt: Dyseldorfi

Fluturime drejt: Dyseldorfi

Qyteti i gjallëruar në brigjet e Rinit

Një margaritar i fshehur gjerman me një shije dhe elegancë surprizuese, Dyseldorfi konsiderohet si qytet i kulturës dhe i artit. Si një prej pionierëve në botën e dizajnit modern, arkitektura moderne e ndërtesave të shkëlqyera të Gehry e sheh qytetin të ngrihet krenar mbi lumin e fuqishëm të Rinit. Kjo qendër ekonomike e Gjermanisë, e cila shtrihet në zemrën e shtadit federal të Rinit Verior-Vestfalisë, është një qytet me dimensione të përparuara financiare, transporti, mode dhe teknologjie që janë renditur mes cilësisë më të lartë në botë.

Çdo vit kjo është skena tradicionale e karnavaleve të zhurmshme të Shrovetide, dhe në verë një prej parqeve më të mëdha argëtuese gjermane argëton më shumë se katër milionë vizitorë. Me muzetë e shumtë, galeritë e artit dhe karakteristika të tjera të përzgjedhura kulturore, që në një moment të caktuar bashkuan kompozitorët e jashtëzakonshëm gjermanë Brahms, Schumann dhe Mendelssohn, sharmi i këtij metropoli modern gjerman do të emocionojë edhe vizitorët më kërkues.

LUBJANË - DYSELDORFI

4 x në javë
nga 169€

Fluturime drejt Dyseldorfi – E RE!

Një shëtitje në qytet

Megjithëse u rrafshua krejtësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot qendra e vjetër e qytetit shërben si qendër tregtare që në mbrëmje dhe në fundjavë transformohet në barin më të gjatë në botë, me më shumë se 260 pabe, klube dhe bare kokteji.

E vjetra me rroba të reja

Në ish-portin e qytetit, e vjetra plotësohet në mënyrë harmonike nga e reja. MedienHafen, ku ndodhen më shumë se 700 kompani, është bërë një pikë shumë e preferuar takimi për njerëz nga e gjithë bota.

Lart mbi qytet

Kulla e telekomit Rheinturm qëndron 240 metra e lartë dhe krenohet me orën më të madhe dixhitale në botë. Restoranti mbi kullë ofron pamje fantastike të qytetit.

Qyteti i relaksit

Rezidentët e qytetit janë krenarë për lumin e fuqishëm Rin. Çdo verë shëtitorja në brigjet e lumit tërheq ata që pëlqejnë gëzimin e jetës, që pëlqejnë të bashkohen me miqtë me një gotë birrë vendase dhe të shohin varkat që kalojnë përtej qytetit.

Të përzgjedhura dhe superlative

Bulevardi për shopping i Königsallee prezanton imazhin e një qyteti dhe një mënyre jetese të sofistikuar. Vendasve u pëlqen ta quajnë Kö, dhe ai është i mbushur me butikë të vegjël, dyqane prestigjioze mode, argjendarë dhe hotele luksoze.

Mushkëritë e gjelbra të qytetit

Parqet e qytetit janë plot me shatërvanë të mrekullueshëm, statuja impresionuese, kopshte të mirëmbajtura mirë dhe pallate madhështore. Një prej më të veçantëve është Nordpark, që krenohet me një kopsht japonez të bukur, dhe jo më pak i mrekullueshëm është parku madhështor pranë Pallatit Benrath.