Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Frankfurtit

Fluturime drejt Frankfurtit

Fluturime drejt Frankfurtit

Vizitoni Frankfurtin – një qytet modern me traditë

Frankfurt am Main është kryeqyteti i financës dhe biznesit të Gjermanisë. Qyteti është i famshëm për gradaçelat e tij dhe për aeroportin e tretë për nga numri i lëvizjeve në Evropë. Fluturoni për në Frankfurt për një panair, për shopping ose thjesht për të vizituar këtë qytet të gjallë dhe modern.

Frankfurti për udhëtarët urbanë

Për të marrë përshtypjen e parë të qytetit, ecni më këmbë mbi Urën e Hekurt. Vizitoni katedralen e mrekullueshme të Frankfurtit. Ndaloni në sheshin piktoresk Römerberg. Mos harroni të vizitoni një prej shumë muzeve të famshëm në botë. Shëtisni përmes parkut të bukur Grüneburg dhe shijoni një kafe dhe një ëmbëlsirë në një prej kafeneve, apo blini një "frankfurter" nga një prej stendave në rrugë. Dhe mos harroni të provoni pak Apfelwein, një nga specialitetet vendase.

Rezervo fluturim

Frankfurti për panairet

Messe Frankfurt është një prej panaireve dhe ekspozitave më të mëdha në botë. Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh i librave, me një traditë që daton që në vitin 1485. Frankfurt Motor Show është një prej ekspozimeve më të mëdha në botë të automjeteve. Ai zhvillohet çdo dy vjet dhe tërheq pothuajse një milionë vizitorë.

Frankfurti për shopping

Zona pedonale Zeil është një prej destinacioneve me më shumë lëvizje në qytet. Qendra më e famshme tregtare në këtë rrugë Zeilgalerie, por edhe qendra tregtare MyZeil nuk duhet humbur. Në Goethestrasse do të gjeni butikët e stilistëve të famshëm të modës. Nëse jeni të apasionuar pas gjërave antike, mos harroni të vizitoni të shtunën tregun e gjërave të vjetra pranë lumit.

Frankfurti për muzetë

Shumica e muzeve të Frankfurtit ndodhen në lagjen Museumsufer. Ato përfshijnë Muzeun e Arkitekturës, Muzeun e Filmit Gjerman, Muzeun e Komunikimit, Muzeun Hebre dhe galeri të ndryshme arti. Muzeu i Artit Modern përmban vepra nga të artistëve modernë me famë botërore, ndërsa koleksioni i Städel Museum përfshin kryevepra nga Monet, Van Gogh, Cézanne dhe Matisse. Gjithashtu ia vlen të vizitohet Shtëpia e Gëtes, ku lindi shkrimtari më i famshëm i Gjermanisë, Johan Volfgang von Gëte.

Frankfurt 2

Kur udhëtoni në Frankfurt, mos humbisni:

  • Römerberg: qendra e vjetër e qytetit, me ndërtesën e bashkisë së tij nga shekulli i pesëmbëdhjetë.
  • Kaiserdom: Katedralja e Shën Bartolomeut, kisha më e rëndësishme e Frankfurtit e ndërtuar në shekullin e katërmbëdhjetë në stilin gotik.
  • Eiserner Steg: Ura e Hekurit është ura më e famshme pedonale e Frankfurtit dhe ofron një pamje të shkëlqyer të qytetit.
  • Alte Oper (Opera e Vjetër): e ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kjo ndërtesë e stilit të Rilindjes, sot është një vend për zhvillimin e koncerteve dhe konferencave.
  • Kisha e Shën Palit: dikur selia e parlamentit të parë të zgjedhur në rrugë demokratike, sot përdoret për një gamë evenimentesh kulturore.
  • Sachsenhausen: kjo lagje në jug të lumit Main është e famshme për lokalet tradicionale që servirin Apfelwein.
  • Grüneburg: parku më i madh dhe më popullor në qytet.
  • Kulla Main: kjo gradaçelë 200 metra e lartë ofron një pamje të paharrueshme të qytetit nga lart.

Frankfurti është një qytet kontrastesh ku gradaçelat më të larta dhe më moderne ndërthuren me ndërtesat e vjetra dhe romantike. Vizitojeni me ne.