Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt: Hamburgu

Fluturime drejt: Hamburgu

Mes historisë dhe bashkëkohores

Shpesh thuhet se nëse e vizitoni një herë Hamburgun, do të ktheheni sigurisht edhe për një vizitë tjetër. Qyteti i dytë në Gjermani për nga sipërfaqja dhe popullsia (pas Berlinit), krenohet gjithashtu edhe për portin e dytë më të madh në Evropë. Nuk është çudi prandaj që Hamburgu është vendi ku ndodhet Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Deteve. Kur është kohë e mirë, mënyra më e mirë për të eksploruar Hamburgun është me biçikletë: udhëtoni përmes parqeve të tij të shumta ose shëtisni përgjatë bregut të Außenalster, më i madhi i dy liqeneve që formohen nga lumi Alster. Në vitet 1960 komuniteti japonez i qytetit mbolli pemë qershie dhe që prej asaj kohe çdo maj qyteti organizon Kirschblütenfest, ose festivalin e luleve të qershisë.

I kufizuar me Schleswig-Holstein në veri dhe Saksoninë e Ulët në jug, Hamburgu është një qytet ku e kaluara e pasur gërshetohet me të tashmen. Ai është gjithashtu edhe qytet shumë divers, që e bën atë edhe më tërheqës. Hamburgu është një prej gjashtëmbëdhjetë shtadeve të Gjermanisë, prandaj bashkia e tij shërben njëkohësisht edhe si parlamenti i shtadit. Hamburgu i Madh është një prej zonave më të rëndësishme industriale në Gjermani.

LJUBJANË - HAMBURGU

4 x në javë
nga 231€

Kisha e Shën Mikaelit

Megjithëse u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kisha e Shën Mikaelit mbetet simbol i përjetshëm i qytetit të Hamburgut. I konsideruar si një prej kishave më të bukura në Gjermaninë e veriut, ajo ka një kullë 132 metra që qëndron mbi çatitë e qytetit. Nga lart, ju mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të Hamburgut nga çdo drejtim.

Parqet e gjelbra

Hamburgu është një prej qyteteve më të gjelbra në Evropë, me parqe, lëndina dhe pyje që përbëjnë pothuajse një të pestën e sipërfaqes totale të këtij metropoli gjerman. Në muajt e verës këto sipërfaqe të gjelbra janë veçanërisht tërheqëse për piknik dhe njerëzit shijojnë mjedisin natyral çdo ditë për argëtim dhe relaksim.

Rathaus

Ndërtesa e spikatur e Hamburgut, Rathaus (Bashkia) është një pamje e denjë për kartolinë. E ndërtuar në vitin 1897 në stilin e neo-Rilindjes, është një prani e bukur në qendër të qytetit. Në të ndodhet edhe parlamenti i qytetit dhe zyra e kryetarit të bashkisë. Rathaus është e hapur për publikun, prandaj bëhuni pjesë e një prej turneve me guidë për të parë 647 dhomat e tij, ose vizitoni një ekspozitë.

Elbphilharmonie

Shtatë distriktet e Hamburgut kanë 60 muze, 60 teatro, 30 kinema dhe mbi 100 salla muzikore. Këto shifra tregojnë se Hamburgu është vërtet një qytet kulturor. Qytetarët e tij janë veçanërisht krenarë për Elbphilharmonie, kompleksin e ri të sallës së koncerteve, nga tarraca e të cilës mund të shikoni pamje mahnitëse të qytetit.

Një port modern

Lidhja e këtij qytetit të Gjermanisë së veriut me botën matet në shifra të mëdha. Më shumë se 13 000 anije nga e gjithë bota vijnë në Hamburg çdo vit. Dhe ndërsa porti është interesant në vetvete, atraksione të tjera përfshijnë Muzeun e Portit dhe një festival të përvitshëm të njohur si Ditëlindja e Portit, që zhvillohet çdo pranverë dhe tërheq mbi një milion vizitorë.

Speicherstadt, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s

Speicherstadt i Hamburgut ose "lagjja e magazinave" – që thuhet se është kompleksi më i madh i magazinave në botë – është një atraksion turistik me rëndësi kombëtare. Ndërtuar mbi mijëra shtylla prej lisi të zhytura në Elbë, muret e tij të trasha janë me tulla të kuqe, që duken veçanërisht bukur kur ndriçohen natën.