Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Kievi

Fluturime drejt Kievi

Kievi – Një margaritar i fshehur evropian

Një qytet i gjallëruar me kulturë të mrekullueshme dhe njerëz miqësorë. Aty ku Lindja takohet me Perëndimit dhe një histori mahnitëse gërshetohet me të tashmen.

Një kulturë që respekton traditën dhe një trashëgimi që krijon një identitet unik krijojnë pamjen e pangatërrueshme të këtij qyteti të gjallë që, pasi ta vizitoni, do ta keni të pamundur ta harroni.

Kiev3

 

 

Një qytet modern

Lagjet piktoreske të qytetit fshehin vila elegante, mrekulli arkitekturore, statuja të periudhës sovjetike, galeri arti dhe murale të mrekullueshme, të gjitha në një vend të vetëm.

 

 

Parqet dhe kopshtet

Kievi është një prej kryeqyteteve më të gjelbra në Evropë. Hijet e pemëve të përhapura të gështenjave dhe kopshtet me lule janë pjesë e pandarë e oazeve të shumta të gjelbra të qytetit.

 

 

Trashëgimia kulturore

Mbi Kiev ndodhen çatitë e arta të katedraleve, manastireve dhe kishave madhështore. Shumë prej tyre janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Fluturime drejt Kievi

 

 

Tregu Besarabka

Një prej tregjeve më të bukura në botë. Bashkë me një gamë të gjerë prodhimesh të freskëta vendase, ai ofron një dritare unike në jetën e përditshme të qytetarëve të Kievit.

 

 

Korridori i Peizazheve

Plot me figura nga fantazia, Korridori i Peizazheve është padyshim një prej parqeve më të pazakonta të qytetit.

 

 

Lumi Dnieper

Lumi Dnieper e ndan qytetin në dy pjesë. Gjatë verës është i mbushur me entuziastë të plazheve urbane, dhe në dimër brigjet e mbuluara me borë janë një vend i përkryer për shëtitje.

 

 

Parku Shevçenko

Emërtuar sipas figurës letrare të njohur ukrainase Taras Shevçenko, sot parku është i njohur mes entuziastëve pensionistë të shahut.

 

 

Ura e të Dashuruarve

Vuloseni dashurinë tuaj me një dry dashurie.

 

 

Sheshi i Pavarësisë

I njohur sot thjesht si Maidan, ky shesh mbetet simboli i revolucionit ukrainas.

 

 

Shpirti sllav

Një shpirt që shpejt do t'ju tërheqë. Fillimisht disi i rezervuar, por kur hapet do të gjeni ngrohtësi dhe thjeshtësi të çiltër.

 

 

Keku i Kievit

Një kryevepër e ëmbël që do t'ju bëjë të lëpini gishtat.

 

 

Specialitetet vendase

Ukraina ka shumë ushqime të shijshme për të ofruar, duke përfshirë një numër supash të shijshme, më e mira prej të cilave është "borscht". Shumë të përdorura janë edhe patatet dhe zarzavatet (të freskëta ose turshi). Pula e Kievit është një specialitet tjetër.