Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Kopenhagës

Fluturime drejt Kopenhagës

Fluturime drejt Kopenhagës

Kopenhaga – aty ku përrallat e vjetra takohen me të rejat

Vizitoni Kopenhagën, kryeqytetin e Danimarkës, urën gjeografike dhe kulturore mes Evropës kontinentale dhe Skandinavisë. Një qytet i madh sa për t'u quajtur metropol dhe i vogël sa të ndiheni të sigurt dhe të gjeni rrugën me lehtësi.

Kopenhaga për eksploruesit e qyteteve

Dilni në fotografi pranë statujës së famshme të Sirenës së Vogël. Vizitoni një prej kështjellave të shumta, si Rosenborg ose Kastellet. Ndaloni në Amalienborg dhe shikoni kur ndërrohen rojet mbretërore në mesditë. Relaksohuni në Kopshtet e Tivolit. Vizitoni një prej muzeve të shkëlqyer të qytetit. Në mbrëmje, bëni një shëtitje me varkë nëpër kanale ose shijoni një pije në lagjen trendy Vesterbro, ku vendasit takohen për të pirë birrë në një prej bareve dhe pabeve të shumta.

Rezervo fluturim

Kopenhaga për adhuruesit e artit dhe arkitekturës

Vizitoni galeritë e shumta të artit dhe muzetë në qytet dhe zonat përreth. Vizitoni Galerinë Kombëtare të Danimarkës, Ny Carlsberg Glyptotek, Muzeun Arken të Artit Modern dhe Muzeun Louisiana të Artit Modern. Arkitektë me famë botërore të tillë si Foster, Larsen dhe Libeskind kanë lënë shenjën e tyre në qytet, ku ndërtesat moderne gërshetohen në mënyrë të jashtëzakonshme me pallatet dhe kështjellat e vjetra.

Kopenhaga për shopping

Kopenhaga është parajsa e blerësve. Qendra e qytetit ofron gjithçka nga dyqanet e suvenirëve dhe butikët e vegjël unikë, deri te outlet-et e famshme të modës dhe qendrat tregtare. Kopenhaga është krenare për një prej zonave më të gjata pedonale për shopping në Evropë, Strøget, e cila përveç se është një prej vendeve interesante të qytetit ofron edhe mundësi të shkëlqyera për blerje.

Kopenhaga për fëmijët

Sigurohuni që të vizitoni Kopshtet e Tivolit, ku do të gjeni një prej parqeve më të vjetra argëtuese në botë. Ia vlen të vizitoni edhe kopshtin e madh zoologjik të qytetit. Në Kopenhagë asnjëherë nuk do të ndodheni larg plazheve dhe pishinave. Ose mund të vendosni të vizitoni Billund (217 kilometra larg), vendlindjen e Lego-s dhe shtëpinë e Legoland-it origjinal.

Kobenhagen 2

Kur udhëtoni në Kopenhagë, mos humbisni:

  • Sirena e Vogël: statuja e famshme, e ndërtuar në vitin 1913, u frymëzua nga përralla e Hans Kristian Andersenit.
  • Kopshtet e Tivolit: një botë magjike me shtigje të rrethuara nga pemë, kopshte me lule, liqene, restorante, kafene dhe një prej parqeve më të vjetra argëtuese në botë, që daton nga gjysma e parë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.
  • Lagjja Christiania: fshati i famshëm brenda qytetit, i themeluar në vitin 1971, me atmosferën e vet karakteristike "hippie".
  • Nyhavn: dikur zona portuale plot jetë me shtëpitë e vjetra shumëngjyrëshe, sot është një shëtitore popullore plot me restorante dhe bare.
  • Kopshti Zoologjik: më shumë se 3000 kafshë nga e gjithë bota, një pyll tropikal dhe një kopsht zoologjik për fëmijë.
  • Kulla e Rrumbullakët: observatori më i vjetër ende funksional në Evropë, që daton që në vitin 1642, ofron një pamje të shkëlqyer të Qytetit të Vjetër të Kopenhagës.
  • Muzeu Louisiana i Artit Modern: me një koleksion të madh të përhershëm prej 3500 veprash.
  • Ny Carlsberg Glyptotek: një muze me art antik dhe modern në një mjedis mbresëlënës arkitekturor.
  • Muzeu Kombëtar i Danimarkës: me ekspozime që variojnë nga Epoka e Gurit deri te historia moderne daneze.
  • Galeria Kombëtare e Danimarkës: muzeu më i madh i artit në vend, me një koleksion mbresëlënës nga artistët danezë dhe ata ndërkombëtarë dhe një Muze të Artit të Fëmijëve.

Zbuloni Kopenhagën, qytetin e një prej monarkive më të vjetra në botë, një qytet i biçikletave, i Hans Kristian Andersenit, i artit dhe dizajnit dhe mbi të gjitha, i njerëzve të sjellshëm, miqësorë dhe të lumtur.