Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Londrës

Fluturime drejt Londrës

Fluturime drejt Londrës

Fluturoni drejt Londrës

Fluturoni drejt një metropoli evropian dhe zhytuni në historinë e tij të pasur ndërsa shijoni emocionet e një kryeqyteti plot jetë. Udhëtoni në metronë më të vjetër në botë dhe vizitoni galeritë dhe muzetë e shumta të Londrës. Shijoni çajin e orës pesë me klas në një prej hoteleve të vjetra magjepsëse të Mayfair. Shkoni të shikoni një shfaqje në West End, lagjja e teatrove të Londrës e famshme në botë. Nëse vizita juaj është gjatë verës, bëni piknik në një prej parqeve të shumta të Londrës dhe porosisni një Pimm's në pab si londinez i vërtetë. Merrni ashensorin për në majë të ndërtesës më të lartë në Bashkimin Evropian dhe shijoni një koncert jazz në mbrëmje në lagjen Soho plot gjallëri. Gjatë fundjavës drekoni në një prej tregjeve të shumta të qytetit, ku do të gjeni ushqim nga e gjithë bota. Shikoni dyqanet e antikeve të Kensingtonit. Dhe mos harroni të përshëndesni me dorë Big Benin dhe Mbretëreshën ndërsa kaloni pranë...

Londra për udhëtarët urbanë

Enduni në rrugët rreth Covent Garden. Shijoni pamjen e qytetit nga Shardi, ndërtesa më e madhe në Bashkimin Evropian. Shkoni të shikoni një ekspozitë në një prej muzeve dhe galerive të shumta të Londrës. Gjatë fundjavës, vizitoni tregun e vjetërsirave dhe tregun e ushqimit në Brick Lane. Shijoni jetën e natës në zonën e Shoreditch.

Rezervo fluturim

Londra për romantikët

Shëtisni nëpër brigjet e lumit Tamiz nën dritën romantike të dritave të rrugës dhe shijoni një darkë në një prej restoranteve të këndshme në Chelsea. Vizitoni tregun e luleve në Columbia Road të dielën në mëngjes dhe shikoni nëpër dyqanet unike që rreshtohen në atë rrugë. Enduni në rrugët e magjepsëses Notting Hill.

Londra për admiruesit e ushqimit

Harroni paragjykimet tuaja rreth ushqimit anglez dhe bëhuni gati për një surprizë. Falë diversitetit të saj, Londra është "Meka" e të gjithë admiruesve të ushqimit të mirë. Përveç kuzhinës tradicionale britanike, këtu do të gjeni ushqime nga e gjithë bota. Për një darkë vërtet angleze, provoni St John Bread and Wine përballë Spitalfields Market. Kensington ka një numër restorantesh të mrekullueshme franceze, Chinatown ofron ushqimin më të mirë kinez, dhe Brick Lane është vendi ideal për të provuar kuzhinën e vërtetë indiane apo të Bangladeshit. Dhe mos harroni tregjet e shumta, ndoshta më i famshmi prej tyre është Borough Market pranë Urës së Londrës.

London 2 SQ

Londra është më shumë sesa vetëm Westminster dhe Buckingham Palace! Ja disa vende të tjera që nuk duhet të humbisni herën tjetër që e vizitoni:

  • Regent's Park dhe Marylebone High Street: Shëtisni nëpër Regent's Park deri në rrugën e këndshme Marylebone High Street. Këtu do të gjeni librarinë Daunt Books dhe dyqane të shumta stilistësh.
  • Lagjja muzeale South Kensington: Në këtë lagje të këndshme plot me kafene dhe restorante ndodhet edhe Muzeu i Viktorias dhe Albertit, me koleksionin e tij të pasur që përfshin historinë e dizajnit dhe dekorit. Si fëmijët ashtu edhe të rriturit do të pëlqejnë vizitat në Muzeun e Shkencës dhe Muzeun e Shkencave të Natyrës. Te ky i fundit mund të ecni mes skeleteve të dinozaurëve.
  • Fortnum & Mason dhe Burlington Arcade: E përkryer për vizitorët që janë duke kërkuar një eksperiencë tradicionale britanike: kjo qendër e mrekullueshme tregtare u themelua në vitin 1707 nga një ish-mazhordom i shtëpisë së Mbretëreshës Ana. Pini një çaj pasdite në Diamond Jubilee Tea Salon dhe më pas shëtisni përmes Burlington Arcade që ndodhet aty pranë, një rrugë e mbuluar e famshme me dyqane.
  • Somerset House: Shikoni veprat nga Rubens, Monet, Gauguin dhe shumë mjeshtra të tjerë dhe vizitoni një prej ekspozitave të përkohshme në Courtauld Gallery, muzeun e artit të Institutit të famshëm të Artit Courtauld, që ndodhet në Somerset House. Gjatë verës, oborri i mrekullueshëm neoklasik i ndërtesës kthehet në një vend ku zhvillohen koncerte të shumta në ambient të hapur.
  • Tate Modern: Ky muze i famshëm i artit modern ndodhet brenda një ish-termocentrali.
  • Highgate Cemetery dhe Parliament Hill: E ndodhur në veri të Londrës, kjo varrezë e mrekullueshme viktoriane me varret e mbushura me bimë kacavjerrëse, është edhe vendi ku prehen eshtrat e Karl Marksit. Pas vizitës në varreza, ngjituni në majë të Parliament Hill dhe shijoni një pamje të mrekullueshme të Londrës.
  • Hampton Court: Hampton Court Palace ndonjëherë njihet si Versaja e Londrës. Pallati i mrekullueshëm i Henrit VIII me kopshtet në periferi të Londrës janë një atraksion i madh turistik.

Enduni në rrugët rreth Covent Garden. Shijoni pamjen e qytetit nga Shardi, ndërtesa më e madhe në Bashkimin Evropian. Shkoni të shikoni një ekspozitë në një prej muzeve dhe galerive të shumta të Londrës. Fluturoni drejt Londrës me ne.