Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Lubjanës

Fluturime drejt Lubjanës

Fluturime drejt Lubjanës

Zbuloni Lubjanën – një qytet të vogël me zemër të madhe

Lubjana mund të jetë e vogël krahasuar me kryeqytetet e tjera evropiane, por ka gjithçka që e kanë qytetet e mëdha. Fluturoni me ne drejt Lubjanës, një qytet me shumë monumente kulturore, qytetarë miqësorë dhe kafene të panumërta që janë gjithmonë plot me jetë. Rruga deri këtu tani kushton më lirë se asnjëherë më parë.

Lubjana për admiruesit e historisë dhe kulturës

Vizitoni rrënojat e qytetit romak Emona, shëtisni nëpër qendrën e qytetit të vjetër, ngjituni deri në kështjellën mesjetare, ndaloni tek Tri Urat e Pleqnikut, shëtitni nëpër tregun e larmishëm, vizitoni Galerinë Kombëtare dhe Muzeun e Artit Modern si dhe pushoni në hapësirën e pafund të parkut Tivoli. Ndërsa bie mbrëmja, mund të shëtisni me anije përgjatë lumit Lubjanica dhe të mahniteni me mrekullira duke i parë nga niveli i lumit. Që Lubjana është një qytet kulturor mund të vërtetohet edhe nga aktivitetet e shumta muzikore, teatrale, të filmit e të festivaleve që zhvillohen gjatë të gjithë vitit.

Rezervo fluturim

Lubjana për shopping

Një nga shumë atraksionet e tjera të Lubjanës është gama e gjerë e dyqaneve dhe qendrave tregtare, më të njohurat prej të cilave janë CityPark në kompleksin tregtar dhe argëtues BTC City, ku do të gjeni dyqanin e veshjeve të modës Emporium dhe degët e firmave të njohura të veshjeve të tilla si Zara, Benetton, etj. Firma të tjera prestigjioze mund të gjenden në qendrën e qytetit, në Galerija Emporium në Sheshin Presheren.

Lubjana për fëmijët

Fëmijët asnjëherë nuk do të mërziten në Lubjanë. Merrni teleferikun deri në kështjellën e Lubjanës dhe shijoni panoramën e qytetit nga maja e kullës së kështjellës. Vizitoni Muzeun e Historisë së Natyrës për të admiruar skeletin e mamuthit dhe për të mësuar rreth kafshëve me anë të lojërave edukuese. Kafshët ju presin në kopshtin e madh zoologjik të Lubjanës. Gjatë muajve të verës, fëmijë dhe prindër së bashku tërhiqen nga këndi i madh modern i lojërave në parkun e Tivolit. Nëse nuk është ngrohur moti ende për të shkuar në plazh (që ndodhet vetëm një orë larg), pse nuk provoni Parkun Ujor të Atlantisit pranë Kolosejit, një kompleks modern argëtimi dhe kinemaje multipleks.

Ljubljana 2

Kur udhëtoni në Lubjanë, mos humbisni:

  • Tri Urat dhe Sheshin e Presherenit: Kryevepra e Pleqnikut, zemra e Lubjanës dhe një pikë takimi e njohur.
  • Qyteti i Vjetër me Bashkinë dhe Shatërvanin e Robas: një shëtitje e paharrueshme mes fasadave historike të Qytetit të Vjetër fillon nga shatërvani i mrekullueshëm i shekullit të 18 nga Françesko Roba e tre lumenjve të Kranjit, e cila qëndron përballë ndërtesës baroke të Bashkisë.
  • Tregu Qendror: Harkoret e famshme të Pleqnikut dhe Sheshi Vodnik, të cilat çdo ditë mbulohen nga tezga shumëngjyrëshe që shesin fruta, zarzavate e lule.
  • Ura e Dragoit: kjo rrugë-urë përmes lumit Lubjanica është ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe është e famshme për statujat e saj me dragonj.
  • Katedralja e Shën Nikollës: një kryevepër baroke me një altar të mrekullueshëm prej mermeri. Pjesa e jashtme është zbukuruar me skulptura moderne.
  • Kështjella e Lubjanës: elementet e kështjellës origjinale të shekullit të gjashtëmbëdhjetë vazhdojnë të jenë të dukshme në Kështjellën e Lubjanës pothuajse të rinovuar krejtësisht, e cila sot përdoret si vend për koncerte, evenimente kulturore dhe dasma.
  • Galeria Kombëtare: një koleksion veprash nga shekulli i shtatëmbëdhjetë deri në atë të nëntëmbëdhjetë, përfshirë vepra nga impresionistë me emër.
  • Muzeu i Artit Modern: një koleksion veprash të shekullit të njëzetë dhe ekspozita shëtitëse të artit bashkëkohor.
  • Parku i Tivolit: një hapësirë e mrekullueshme ku mund t'i largoheni zhurmës së qytetit, vetëm një shëtitje larg nga qendra.

Akomodohuni në ndenjësen tuaj dhe fluturoni me ne për në Lubjanë, një prej kryeqyteteve më popullore të Evropës.