Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Malmos

Fluturime drejt Malmos

Fluturime drejt  Malmos

Malmo: një qytet multikulturor dhe ekologjik

Dikur një kantier i rëndësishëm i ndërtimit të anijeve, Malmo u godit nga një recesion i rëndë në vitet 1980, ku më shumë 27 mijë vetë humbën punën pothuajse brenda natës. Ndërhyrja nga qeveria suedeze ndihmoi që të ndalte rrënimin dhe Malmo që nga ajo kohë ka ndërtuar një ekonomi të zhvilluar bazuar në shkencën, ekologjinë dhe teknologjinë e informacionit. Sot, qyteti po përjeton një shpërthim ekonomik.

Me gjithë modernizimin e shpejtë, banorët vendas kanë mbetur miqësorë, të qetë dhe të ngrohtë (karakteristika që u atribuohen tradicionalisht skandinavëve). Pa dyshim, qyteti po bëhet gjithnjë e më i njohur mes turistëve. Ngado që të veni, shpejt do të gjendeni në Malmo si në shtëpinë tuaj. Nuk është çudi, kur mendoni se këtu fliten më shumë se 100 gjuhë dhe në qytet jetojnë më shumë se 160 grupe të ndryshme etnike.

Rezervo fluturim

Malmo dhe kanalet e saj

Ato i japin qytetit një atmosferë romantike. Megjithëse nuk mund ta quajmë "Venecia e Veriut" (këtë titull e ka marrë tashmë kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi) Malmo është krenare për një numër të madh kanalesh, që frekuentohen nga shpirtra romantikë dhe nga fansa të sporteve ujore, si kajaku dhe sporti gjithnjë e më popullor i vozitjes më këmbë.

Malmo dhe kuzhina e saj

Suedia po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për adhuruesit e ushqimit. Malmo ofron ushqim tradicional duke përfshirë specialitete që nuk duhen humbur si supa me bizele, krepat, qoftet ose bufeja me gatime të nxehta dhe të ftohta e njohur si "smörgåsbord". Dhe sigurisht nuk mund të largohesh nga Suedia dhe Malmoja pa provuar një "Prinsesstårta" të gjelbër (keku i princeshës)!

Atraksionet që nuk duhen humbur kur vizitoni Malmon:

  • Turning Torso: Simboli i ri i Malmos. I projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Kalatrava, kjo ndërtesë e ka vendosur qytetin në hartën e arkitekturës botërore.
  • Ura e Oresundit: Pas dekadash të gjata planifikimi, më në fund u ndërtua një urë përmes ngushticës së Oresundit mes Suedisë dhe Danimarkës. Ju mund të shijoni udhëtimin panoramik 240 metra mbi ujë përgjatë kësaj ure mahnitëse tetë kilometërshe, e cila e ka afruar edhe më shumë kryeqytetin danez, Kopenhagën.
  • Kështjella e Malmos: Dikur një prej fortesave më të rëndësishme në Danimarkë (Malmo ishte pjesë e Danimarkës deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë), kjo kështjellë tani është fortesa më e vjetër e periudhës së Rilindjes që vazhdon të mbetet e paprekur në Skandinavi.
  • Galeria e Artit e Qytetit (Malmö Konsthall): Nëse jeni amator i artit modern, nuk duhet ta humbisni një vizitë në Malmo: galeria e saj e artit është një prej koleksioneve më të mëdha të artit modern në Evropë.
  • Sheshi i Madh dhe Sheshi i Vogël (Stortorget dhe Lilla Torg): Këto sheshe përmbajnë shembuj të ndërtesave të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe Lilla Torg në veçanti është një zonë e gjallë e mbushur me vendas dhe turistë.
  • Lundi: Vetëm 20 km nga Malmoja, Lundi është një qytet i rëndësishëm universitar me një traditë që shkon pas prej mbi një mijë vjetësh dhe me shumë ndërtesa mahnitëse historike. Universiteti i Lundit tërheq studentë nga e gjithë Skandinavia dhe më tej.
  • Helsingborgu: Ky qytet është 60 km nga Malmoja dhe njihet kryesisht si një prej qyteteve më të vjetra në Suedi. Lista e vendeve që mund të shikoni sigurisht përfshin edhe Kështjellën e Sofieros (një ish-rezidencë verore e familjes mbretërore suedeze). Kështjella është e rrethuar nga kopshte të mahnitshme të mbushura me lule të mrekullueshme, duke përfshirë rreth dhjetë mijë shkurre asheje!

Nëse jeni amator i artit modern, nuk duhet ta humbisni një vizitë në Malmo: galeria e saj e artit është një prej koleksioneve më të mëdha të artit modern në Evropë.