Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Mançesterit

Fluturime drejt Mançesterit

Fluturime drejt Mançesterit

Mançesteri ofron shumë më tepër sesa vetëm futbollin.

Kur mendoni për Mançesterin, sigurisht që ju vjen në mendje futbolli. Por ky qytet anglez plot jetë ofron shumë më tepër sesa vetëm kënaqësi sportive. Një metropol bashkëkohor me ndërtesa moderne, një skenë brilante arti dhe kulture, baret e panumërta dhe banorët miqësorë, Mançesteri ju pret që ta eksploroni. Vizitojeni me ne.

Mançesteri për fundjavën

Vizitoni vendet kryesore interesante të qytetit, si p.sh. Bibliotekën John Rylands, Katedralen e Mançesterit, Bashkinë, Qytetin Kinez dhe shumë muze, duke përfshirë edhe Muzeun Kombëtar të Futbollit. Një udhëtim i shkurtër me tramvaj ju çon në lagjen The Quays të Mançesterit që ndodhet pranë ujit, me një arkitekturë mbresëlënëse moderne në të dyja anët e Kanalit të Anijeve të Mançesterit. Shkoni të shikoni një ndeshje futbolli: zgjidhni mes të famshmëve në botë Manchester United dhe rivalëve të tyre Manchester City. Dhe rezultatin festojeni bashkë me banorët vendas në një prej bareve të shumta të qytetit ose shijoni muzikën live për të cilën Mançesteri është i famshëm.

Rezervo fluturim

Mançesteri për shopping

Entuziastët e modës mund ta kenë të vështirë t'u rezistojnë tundimeve të kulturës aktive të shopping-ut të Mançesterit. Mançesteri ofron butikë të modës së lartë dhe stilistë të rinj vendas. Exchange Square, një shesh modern qyteti, është zona më e madhe për shopping e Mançesterit, me qendrat tregtare dhe ato të dyqaneve: Arndale, Selfridges dhe Triangle.

Mançesteri me familjen

Shumë prej vendeve interesante të Mançesterit janë argëtuese edhe për fëmijët, madje edhe vizitorëve më të vegjël është e sigurt se do t'u pëlqejë një vizitë në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë. Aktivitetet me ski, snoubording dhe sportet e tjera dimërore mund të praktikohen gjatë gjithë vitit në ambientet e brendshme të Chill Factore. Ose, mund të vizitoni LEGOLAND Discovery Centre, ku imagjinata e fëmijëve merr krahë.

Manchester 2 SQ

Kur udhëtoni në Mançester, mos humbisni:

  • Biblioteka John Rylands: kjo ndërtesë neogotike përmban koleksionin më të madh në Angli, duke përfshirë edhe fragmentet më të hershme të Dhiatës së Re.
  • Katedralja e Mançesterit: kjo katedrale e mrekullueshme e stilit gotik, e ndërtuar në mesjetë, është dëmtuar më shumë se një herë nga bombardimet dhe më pas është riparuar.
  • Kisha e Shën Anës: e shenjtëruar në vitin 1712, kjo kishë është një prej dy pikave kryesore të mbijetuara të qytetit të vjetër të Mançesterit, ku tjetra është katedralja.
  • Bashkia: e ndërtuar në vitin 1887, ajo mbetet simbol krenar i qytetit.
  • Old Trafford: shtëpia e Manchester United FC është stadiumi i dytë më i madh i futbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i nënti në Evropë.
  • Muzeu Kombëtar i Futbollit: një parajsë për fansat e futbollit, muzeu u transferua në Mançester nga Prestoni në vitin 2012.
  • The Lowry: në këtë qendër të artit dhe argëtimit, që ndodhet brenda një ndërtese të veçantë moderne e cila reflektohet në ujërat e kanalit, ndodhen dy teatro dhe disa galeri, kafene, bare dhe restorante.
  • Imperial War Museum North: i vendosur brenda një strukture mbresëlënëse të ndërtuar në vitin 2002, IVM North eksploron ndikimet e konflikteve moderne te njerëzit dhe shoqëria.

Mançesteri do t'ju elektrizojë në vizitën tuaj të parë dhe do t'ju sjellë surpriza sa herë që të ktheheni atje. Fluturoni me ne drejt Mançesterit.