Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Moskës

Fluturime drejt Moskës

Fluturime drejt Moskës

Vizitoni Moskën – zemrën e Rusisë

Ndieni pulsin e një prej qyteteve më të mëdha dhe më aktive në Evropë: një qytet që nuk fle kurrë. Moska është e mbushur me kujtime të së kaluarës së saj perandorake dhe sovjetike, por njëkohësisht ka klube të panumërta moderne, bare dhe qendra biznesi. Lëreni veten të magjepseni nga temperamenti rus.

Moska për një shëtitje nëpër histori

Mënyra më e mirë për të eksploruar qendrën e qytetit është duke ecur në këmbë. Për të udhëtuar më tutje, përdorni metronë e famshme për stacionet e saj të mbushura me zbukurime luksoze. Fillojeni vizitën tuaj në Moskë në Sheshin e Kuq të famshëm të qytetit, me Katedralen e Shën Vasilit plot ngjyra. Vizitoni mauzoleun e Leninit bashkohuni me vizitorët e tjerë që pyesin veten nëse mbetjet e tij mortore janë të vërteta apo jo. Muret e kuqe të Kremlinit rrethojnë kishat dhe monumentet më të famshme të Moskës. Admiruesit e artit do të tërhiqen pas muzeve dhe galerive të shumta me koleksionet e tyre të bukura. Mos harroni të vizitoni Galerinë Tretjakov. Ecni nëpër rrugën plot lëvizje të Arbatit të Vjetër dhe ndieni shpirtin e Moskës së vërtetë.

Rezervo fluturim

Moska për shopping

Butikët dhe qendrat tregtare të panumërta ofrojnë veshje dhe aksesorë mode nga stilistë të famshëm. Më mbresëlënësja është qendra tregtare GUM në Sheshin e Kuq, përballë mauzoleut të Leninit. Nëse po kërkoni dhurata dhe suvenirë nga koha sovjetike, duhet të shkoni te tregu Izmailovski.

Moska për të gjithë familjen

Me më shumë se 100 parqe dhe kopshte të panumërta, Moska është një prej kryeqyteteve më të gjelbra të botës. Megjithëse në pamje të parë mund të mos duket destinacioni më i përshtatshëm për një udhëtim me familjen, qyteti ofron teatro të shumta për fëmijë, cirk dhe parqe argëtimi, më të famshmet prej tyre janë Parku Gorki në brigjet e lumit Moskva, ku gjithmonë ndodh diçka.

Moskva 2 SQ

Kur udhëtoni në Moskë, mos humbisni:

  • Sheshi i Kuq: i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë dhe skenë e ngjarjeve kryesore historike, sheshi është vendi ku ndodhet mauzoleu i Leninit, Katedralja e Shën Vasilit, qendra tregtare GUM dhe shumë ndërtesa nga e kaluara e Rusisë.
  • Katedralja e Shën Vasilit: kjo katedrale e pazakontë në formë spiraleje nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë, plot me ngjyra, motive dekorative dhe forma karakteristike për arkitekturën ruse, është bërë simbol i qytetit.
  • Kremlini: selia e qeverisë ruse, kjo fortesë gjigante, pamja aktuale e të cilës daton nga shekulli i pesëmbëdhjetë, përmban pesë pallate, katër katedrale dhe Muzeun e famshëm të Armëve.
  • Muzeu i Armëve: bashkë me armët dhe pajimet ushtarake, Muzeu i Armëve i Kremlinit i cili daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, ka një koleksion të madh gurësh të çmuar.
  • Galeria Tretjakov: koleksioni më i madh i artit rus, duke përfshirë ikonat e famshme ruse.
  • Muzeu Pushkin i Arteve të Bukura: Veprat e mjeshtërve të vjetër dhe koleksioni më i rëndësishëm i veprave të impresionistëve.
  • Teatri Bolshoi: një prej teatrove më të famshëm në botë, me një traditë të gjatë dhe fisnike.
  • Varreza Novodeviçi: vendi ku prehen eshtrat e shumë politikanëve dhe artistëve të famshëm rusë, duke përfshirë Anton Çekovin, Nikolai Gogolin, Nikita Krushovin dhe Boris Jelcinin.

Moska ka pamjen më të bukur në pranverë, megjithëse edhe dimri rus ka sharmin e vet të veçantë. Fluturoni drejt kryeqytetit rus për ta parë vetë.