Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Munihut

Fluturime drejt Munihut

Fluturime drejt Munihut

Munihu – më shumë sesa vetëm Oktoberfest

Lead: Munihu ju ofron muze të cilësisë së lartë, parqe të mrekullueshme të gjelbra, kafene të këndshme, birraritë më të mëdha dhe dyqane për çdo shije dhe për çdo xhep. Alpet aty pranë dhe rrethinat e mrekullueshme natyrale e bëjnë edhe më tërheqës qytetin e tretë të Gjermanisë. Zbulojeni me ne.

Munihu për fundjavën

Fillojeni eksplorimin tuaj të qytetit në sheshin kryesor, Marienplatz. Vizitoni kishën mesjetare Frauenkirche dhe shëtisni deri te Bashkia e Re (Neues Rathaus). Porosisni një kafe në një prej bareve dhe prisni që ora e famshme 'glockenspiel' me figurat e saj lëvizëse të tregojë historinë e saj. Vizitoni muzeun e famshëm në botë të Munihut, Alte Pinakothek, ose Deutsches Museum, muzeun më të madh të teknologjisë dhe shkencës në botë, dhe thithni ajrin e pastër të parkut të madh publik Englischer Garten. Nëse ju merr uria, merrni një Weisswurst dhe pretzel nga stendat në rrugë. Mbylleni ditën me një birrë të ftohtë në një prej gjashtë birrarive të qytetit që e prodhojnë birrën vetë.

Rezervo fluturim

Munihu për argëtim

Nëse keni munguar në Oktoberfest, festivali më i madh dhe më i famshëm i birrës, provoni birrën në një prej shumë birrarive tradicionale të Munihut, të plotësuara nga kameriere të veshura me "dirndl" dhe muzikë live. Pini diçka me vendasit në Marienplatz ose në parkun e qytetit. Kthejeni ditën në natë në një prej bareve ose klubeve të lagjes plot tendencë të Schwabing.

Munihu për shopping

Në rrugën më të famshme të dyqaneve të Munihut, Maximilianstraße, do të gjeni porcelane Nymphenburg dhe butikët e stilistëve më të famshëm të modës. Në Schwabing mund të gjenden dyqane të tjera të volitshme mode për të rinjtë. PEP, OEZ dhe Riem Arkaden janë vetëm tre prej qendrave të shumta tregtare që mund të vizitoni. Të premteve dhe të shtunave mund të rrëmoni në tregun e gjërave të vjetra. Në dhjetor tregjet shumëngjyrëshe të Krishtlindjes krijojnë një atmosferë festive.

Kur udhëtoni në Munih, mos humbisni:

  • Frauenkirche: katedralja e mrekullueshme e shekullit të pesëmbëdhjetë me dy kullat 99 metra me këmbanë.
  • Bashkinë e Re: në momente të caktuara çdo ditë ora e famshme 'glockenspiel', me 43 këmbana dhe 32 figura që lëvizin, bie dhe shfaq dy histori të ndryshme.
  • Pinakothek: tre muze mbresëlënëse arti – Alte (e vjetër) Pinakothek, me vepra nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të tetëmbëdhjetin, Neue (e re) Pinakothek, me vepra nga shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe i njëzetë, si dhe Pinakothek der Moderne, që trajton artin e shekullit të njëzetë.
  • Kështjellën e Nymphenburg: ky pallat barok me parkun e vet të shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte dikur rezidenca verore e familjes mbretërore.
  • Deutches Museum: muzeu më i madh teknik në botë me një koleksion të shkëlqyer interaktiv që përfshin edhe mjete hapësinore.
  • Hofbräuhaus: birraria e famshme në botë me 2500 vende.
  • Englischer Garten: ky park gjigant popullor me turistë vendas dhe të huaj përfaqëson zemrën e gjelbër të qytetit.
  • Olympiapark: vendi i zhvillimit të Lojërave Olimpike të vitit 1972, i kompletuar me stadium dhe ambiente të tjera sportive dhe zona të gjelbra, është bërë një vend popullor grumbullimi dhe për evenimente.

Munihu është një përzierje e pazakontë e metropolit modern dhe sharmit alpin. Fluturoni me ne në qytetin mbi lumin Isar.