Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Parisit

Fluturime drejt Parisit

Fluturime drejt Parisit

Zbuloni magjinë e Parisit

Kulla Eifel? Luvri? Moda? Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni Parisin? Fluturoni me ne drejt kryeqytetit francez për një pushim të gjatë, një fundjavë romantike apo një takim pune.

Parisi për udhëtarët urbanë

Shëtisni të famshmen Champs-Élysées, ngjituni në Kullën Eifel dhe shëtisni rreth Katedrales së Notredamit. Doni që të admironi nga afër Mona Lizën e Leonardos? Apo kryeveprat e Pikasos? Amatorët e artit mund të kalojnë të gjithë ditën në Luvër apo në Qendrën Pompidou dhe nuk do të mërzien për asnjë çast. Fashionistëve do t'u pëlqejnë butikët luksozë të Faubourg Saint-Honoré. Admiruesit e ushqimeve të shijshme mund të shijojnë kuzhinën franceze me famë botërore pothuajse në çdo cep.

Rezervo fluturim

Parisi për entuziastët e modës

Parisi është një prej kryeqyteteve të modës në botë dhe dikton tendencat në gjithë botën. Nuk është çudi që qytetarët e Parisit janë të famshëm për stilin e tyre perfekt, ndërsa qyteti është parajsa e admiruesve të modës. Në lagjen Faubourg Saint-Honoré ndodhen butikët më prestigjiozë të modës. Rue Royale, Rue du Faubourg Saint-Honoré dhe Rue Cambon janë adresat e markave të luksit si Chanel, Miu Miu dhe Givenchy. Dhe mos harroni qendrën e famshme tregtare Galeries Lafayette, shtatë katet e të cilës ofrojnë koleksione nga disa prej emrave më të mëdhenj në modë.

Parisi për romantikët

Pse nuk kaloni një fundjavë të paharrueshme në Paris? Shëtisni nëpër lagjen magjepsëse dhe plot gjallëri të Montmartre, pini kafenë në një prej kafeneve të shumta të Parisit, rrëmbejini një buzëqeshje Mona Lizës në Luvër dhe në mbrëmje bëni një shëtitje me një bateau-mouche mbi Senë.

Parisi për fëmijët

Dhurojuni fëmijëve dhe fëmijës që ndodhet brenda jush një aventurë të paharrueshme me personazhet e tyre të famshme të Disney në Disneyland Paris. Pesë 'tokat' magjike ofrojnë përvoja të mrekullueshme për të gjithë familjen.

Pariz 2

Kur udhëtoni në Paris, mos humbisni:

  • Luvrin: koleksioni më i madh i artit në një çati të vetme, me koleksione që variojnë nga bota antike deri në shekullin e njëzetë.
  • Katedralen e Notredamit: një mrekulli e arkitekturës gotike, a një prej katedraleve më të bukura në botë.
  • Kullën Eifel: e ndërtuar nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimisht me synimin që të ishte bashkëkohore, Kulla Eifel sot është simboli i Parisit.
  • Champs-Élysées dhe Harkun e Triumfit: një shëtitje e këndshme përgjatë një prej rrugëve të famshme në botë drejt harkut të mrekullueshëm të ndërtuar nga Napoleoni.

Zbuloni një qytet kulture, romance, mode dhe kuzhine. Fluturoni me ne drejt Parisit të paharrueshëm!