Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Podgoricës

Fluturime drejt Podgoricës

Fluturime drejt Podgoricës

Fluturoni drejt Podgoricës plot jetë

Një vend ideal me klimë të butë. Pranë bregdetit dhe maleve. Njerëz mikpritës dhe miqësorë. Podgorica është e përkryer për një pushim të shkurtër ose si bazë nga e cila mund të zbulosh Malin e Zi. Vizitoni Podgoricën me ne dhe zbuloni vetë nëse historitë për malazezët janë të vërteta.

Podgorica është baza nga ku mund të eksploroni Malin e Zi

Podgorica ia vlen të vizitohet për gërshetimin interesant të të vjetrës me të renë, jetën e saj aktive të natës me atmosferën e qetë mesdhetare. Në të njëjtën kohë, qyteti është një pikënisje e shkëlqyer nga e cila mund të eksploroni Malin e Zi. Rezortet bregdetare dhe malet janë një orë larg me makinë nga qyteti. Bëni një pushim në disa prej plazheve më të mrekullueshme të Adriatikut, në zonën rreth Budvës. Vizitoni liqenin më të madh të Ballkanit që në gjuhën vendase quhet Liqeni i Skadarit (i njohur si Liqeni i Shkodrës). Një prej atraksioneve më të vizituara në Malin e Zi, manastiri mbresëlënës Ostrog i shekullit të shtatëmbëdhjetë, është më pak se një orë nga Podgorica.

Rezervo fluturim

Podgorica për udhëtarët urbanë

Zbuloni gjithçka që mund t'ju ofrojë qyteti. Nova Varoshi modern i Podgoricës ose lagjja Centar shtrihet mes lumenjve Moraça dhe Ribnica. Këtu do të gjeni shumicën e dyqaneve dhe restoranteve dhe ku është e përqendruar jeta e natës së qytetit.  Stara Varoshi është pjesa origjinale e vjetër e qytetit, në jug ku bashkohen lumenjtë. Megjithëse qyteti u shkatërrua pothuajse plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të vazhdoni të shikoni Kullën e Sahatit, të rrethuar nga një shesh i vogël, muret e vjetra të qytetit dhe dy xhami të vogla. Vetëm një kilometër larg, në anën tjetër të Moraças, ndodhet lagjja moderne e biznesit e Podgoricës, Novi Gradi.

Podgorica për argëtim dhe shopping

Ulja në kafene është një mënyrë e njohur për të kaluar kohën në Podgoricë. Shumica e kafeneve dhe bareve të reja ndodhen në pjesën më të re të qytetit. Për drekë, zgjidhni një prej shumë restoranteve ose shijoni një piknik në Mareza, në Liqenin e Skadarit ose në Kodrën e Goricës. Nëse ju pëlqen të bëni shopping, Podgorica ofron butikë të shumtë, por kujdes nga mallrat e falsifikuara kur blini nga markat e njohura të modës. Shumë marka të kategorisë së lartë kanë dyqanet e tyre në lagjet Vektra dhe Maksim në pjesën e re të qytetit. Edhe Podgorica ka një numër qendrash tregtare, ku më e madhja është Delta City.

Podgorica2  SQ

Kur udhëtoni në Podgoricë, mos humbisni:

  • Stara Varoshi: qytetin e vjetër turk me rrugët e ngushta gjarpëruese, dy xhami dhe Kullën e vjetër të Sahatit.
  • Kulla e Sahatit: një prej mbetjeve të pakta që kanë mbijetuar nga periudha osmane, një kullë e shekullit të tetëmbëdhjetë nga e cila myslimanëve u bëhej thirrje për t'u falur.
  • Kisha e Shën Gjergjit: kjo kishë e shekullit të dhjetë në rrëzë të Kodrës së Goricës është më e vjetra dhe më e bukura në Podgoricë.
  • Kështjella e Mbretit Nikolla: një muze i rrethuar nga një park.
  • Banjat turke: kompleksi më i madh i mbijetuar i banjave turke në Podgoricë sot është i fshehur nën Urën e Re dhe është kthyer në qendër kulturore.
  • Kisha e Zemrës së Shenjtë të Jezusit: një kishë moderne që është ndërtuar në formën e një anijeje.
  • Ura e Mijëvjeçarit: një urë mbresëlënëse mbi kavo çeliku 140 metra e gjatë që shtrihet mbi lumin e Moraças.

Prej shekujsh Podgorica ka qenë udhëkryq i rrugëve dhe i njerëzve, një qytet ku e vjetra takohet me të renë, dhe ku tradicionalja takohet me modernen.