Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Pragës

Fluturime drejt Pragës

Fluturime drejt Pragës

Vizitoni “Pragën e Artë”

Shumë prej ndërtesave në okër të qytetit kanë një shkëlqim të artë. Janë të pakta qytetet që kanë atmosferë dhe histori të tillë, art kaq të mrekullueshëm dhe trashëgimi të tillë arkitekturore. Vizitoni Muzeun e Franc Kafkës dhe relaksohuni me një përzgjedhje të disa prej skenave më të mrekullueshme nga operat e Moxartit në teatrin më të vjetër të qytetit, Stavovske divadlo. Lëreni veten të frymëzoheni nga Muzeu Kombëtar i Teknikës, ku ndodhet një avion nga pionieri i aviacionit çek, Jan Kašpar, dhe mrekullohuni me veprat e Rubensit në Galerinë Obrazárna në Kështjellën e Pragës.

Praga për udhëtarët urbanë

Është thjesht e paimagjinueshme të imagjinohet Praga pa tramvajet e saj. Shkoni në Kështjellën e Pragës, admironi veprën e mrekullueshme të Jozhe Pleçnik, shikoni poshtë Rrugicën e Artë dhe shijoni pamjet fantastike të qytetit dhe Urës së Karlit. Shëtisni nëpër rrugët e qytetit, pini një birrë dhe shijoni një salsiçe të sapo pjekur në skarë. Ndaluni te Ora Astronomike, dhe në mbrëmje bëni një xhiro përgjatë lumit Vltava dhe admironi kryeqytetin dhe arkitekturën e tij të pasur në ndriçimin e dritave të qytetit.

 

Rezervo fluturim

Praga për romantikët

Fillojeni mëngjesin me një shëtitje përgjatë Urës së Karlit, dhe përfundojeni pak përpara fundit në bregun lindor të Vltavës. Do të zbuloni Pragën nën një dritë tjetër, duke shëtitur nëpër Kampa, ishullin e vogël dhe një prej pikave më të qeta të qytetit, një vend që ka frymëzuar edhe kompozitorin çek Bedřich Smetana.

Për të apasionuarit pas ushqimit dhe birrës çeke

Ndërsa vizitoni vendet interesante të Pragës, mund të shijoni kuzhinën çeke dhe një gamë të gjerë restorantesh ndërkombëtare, duke përfshirë ato aziatike, franceze, italiane, greke, meksikane dhe ballkanase, pa harruar sigurisht një restorant të vërtetë slloven në Dejvice, pranë stacionit të metrosë Hradčanská. Përveç birrës tradicionale çeke, kënaqësia juaj pa dyshim që do të jetë e dyfishtë, sepse një gjysmë litri birrë do t'ju kushtojë më pak se një kafe.

Praga SQ

Ndërsa shëtisni nëpër Pragë, mos humbisni:

  • Kështjella e Pragës është kështjella më e madhe në botë; është ish-oborri mbretëror i mbretërve çekë, me katedralen e tij të mahnitshme të Shën Vitos (që madje ka edhe pllakë përkujtimore për “Mbretëreshën Çeke” Barbara të Familjes Sllovene të Çeljes) dhe me rezidencën e presidentit çek.
  • Ura e Karlit është një prej vendeve më të vizituara në botë dhe është vendi i preferuar ku mblidhen banorët vendas, turistët, artistët dhe ata që festojnë.
  • Sheshi i Qytetit të Vjetër dhe Ora Astronomike – ndieni pulsin e qytetit në këtë shesh, ku mund të drekoni në një prej restoranteve të shumta me pamje nga Ora Astronomike.
  • Rudolfinium – sallën gjigante të koncerteve të periudhës së neo-Rilindjes ku organizohen evenimente dhe festivale të ndryshme. Ajo është shtëpia e Orkestrës Filarmonike Çeke.
  • Kisha e Pleçnikut në Vinohrady: nuk e teprojmë nëse themi se është një prej kishave më të bukura në Evropë; ajo është ndërtuar sipas metodës moderne të ndërtimit shumë të shpejtë dhe ka një hapësirë të brendshme të madhe e të mrekullueshme.
  • Kopshti Zoologjik i Pragës: mund të mos jetë më i madhi, por për një kohë të gjatë ishte i famshëm si kopshti kryesor me numrin e kafshëve të lindura brenda tij, dhe sigurisht është një prej më të mirëve në Evropë.
  • Hokej në akull: Republika Çeke është padyshim një prej vendeve kryesuese në hokej në akull, dhe ky sport është pjesë e njerëzve. Praga ka dy klube kryesore, dhe nuk mund të jesh fans i të dyjave, duhet të zgjeshësh patjetër mes Spartës dhe Slavias. Shikoni një prej ndeshjeve në Extraliga Çeke, do të jetë padyshim e paharrueshme.

Fluturoni drejt Pragës, shikoni një prej kështjellave më të mëdha në botë, admironi veprën e mrekullueshme të Jozhe Pleçnik, shikoni poshtë Rrugicën e Artë dhe shijoni pamjet fantastike të qytetit dhe Urës së Karlit. Zbuloni qytetin, pini një birrë dhe shijoni një salsiçe të sapo pjekur në skarë.