Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Prishtinës

Fluturime drejt Prishtinës

Fluturime drejt Prishtinës

Prishtina – aty ku e vjetra takohet me të renë

Një xhami nga mesjeta apo një Bibliotekë Universitare e pazakontë nga shekulli i njëzetë? Prishtina mbetet një qytet kontrastesh mes të vjetrës dhe të resë. Do të çuditeni nga atmosfera e saj e gjallë, banorët e saj miqësorë dhe cilësia e mikpritjes prishtinase. Fluturoni me ne drejt kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Republikës së Kosovës.

Prishtina për udhëtarët urbanë

Qendra e qytetit mund të shëtitet lehtë më këmbë. Fillojeni vizitën tuaj te statuja gjigante e Bill Klintonit në bulevardin që mban të njëjtin emër. Kaloni pranë universitetit drejt Grand Hotel dhe ndaloni te monumenti i Skënderbeut përballë ndërtesës së Parlamentit. Zbuloni historinë e qytetit në lagjen e vjetër, ku do të gjeni xhaminë mesjetare dhe pazarin. Nëse jeni në kërkim të një suveniri për ta marrë me vete kur të largoheni nga Prishtina, mos harroni se shqiptarët kanë qenë të famshëm prej kohësh për prodhimet e argjendarisë.

Rezervo fluturim

Prishtina për relaks dhe argëtim

Prishtinasit janë jashtëzakonisht miqësorë dhe Prishtina është një qytet vërtet i gjallë. Nëse e keni kohën të bollshme, ndaloni në një prej kafeneve të shumta dhe provoni kafen e shkëlqyer, të shërbyer me qumësht siç e pinë prishtinasit. Për drekë provoni specialitetet e shijshme të qengjit të pjekur në skarë. Në mbrëmje, jeta zhvendoset në rrugë dhe shëtitore dhe në baret dhe klubet e shumta, ku birra vendase dhe shoqëria e këndshme do t'ju mbajnë energjikë gjatë të gjithë natës.

Prishtina është baza nga ku mund të eksploroni Kosovën

Ngjituni në Gazimestan, monumentin 25 metra të lartë që përkujton Betejën e Kosovës, i ndërtuar në formën e një kulle mesjetare. Vizitoni Graçanicën, një prej manastireve më të bukura mesjetare. Ose vizitoni qytetin e Pejës dhe panoramën natyrore në zonat përreth, ose Prizrenin, xhevahirin e Kosovës, me historinë e tij të pasur kulturore dhe monumentet e shumta.

Priština 2

Kur udhëtoni në Prishtinë, mos humbisni:

  • Xhaminë e Çarshisë ose Xhaminë e Gurit: ndërtesën më të vjetër në Prishtinë, ajo u ndërtua nga sulltani turk Bajaziti në shekullin e katërmbëdhjetë.
  • Xhamia e Sulltanit: ndërtuar nga sulltani turk Mehmed Fatihu në shekullin e pesëmbëdhjetë.
  • Muzeu Etnologjik Emin Gjiku: një shtëpi tipike orientale e shtresës së lartë nga shekulli i nëntëmbëdhjetë.
  • Biblioteka Universitare: Kjo ndërtesë e veçantë me 73 kupola, e ndërtuar në vitin 1982, duket sikur është bërë me Lego gjigante të mbuluara nga një rrjetë.
  • Bulevardi Bill Klinton: në vitin 2009 u ngrit një statujë e Bill Klintonit dhe ky bulevard mori emrin e ish-presidentit të SHBA-së si shenjë mirënjohjeje për ndihmën e tij në dhënien fund luftës së fundit.
  • Monumenti i Skënderbeut: kjo statujë kalorësiake e heroit shqiptar të shekullit të pesëmbëdhjetë, qëndron me krenari përpara Parlamentit.
  • Pazari: Pjesa më e gjallë e Prishtinës, me atmosferën tipike të pazareve të Ballkanit, duke ofruar gjithçka nga frutat e zarzavatet e deri te pjesët e këmbimit për automjete.
  • Parku Gërmia: një vend i njohur ku mblidhen familjet dhe të rinjtë në periferi të qytetit. Freskohuni në pishinën e madhe që ndodhet jashtë ose relaksohuni nën hijen e pemëve.

Prishtina ofron më shumë sesa duket fillimisht, nëse jeni të gatshëm të shikoni më nga afër. Zbuloni Prishtinën me ne!