Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Sarajevës

Fluturime drejt Sarajevës

Fluturime drejt Sarajevës

Sarajeva – një udhëkryq i kulturave

Nëse ju tërheqin qytetet me histori të pasur dhe të shumëllojshme, por njëkohësisht po kërkoni argëtim dhe një ndjesi afërsie, atëherë Sarajeva është destinacioni i përkryer për ju. Zbuloni kryeqytetin modern me një jetë kulturore aktive i cili ka zhvilluar tashmë një imazh të ri dhe modern që prej luftës së fundit. Fluturoni me ne!

Sarajeva për një shëtitje nëpër histori

Mësoni më shumë rreth historisë së qytetit të vjetër dhe banorëve të tij në muzetë e ndryshëm. Vizitoni Muzeun e famshëm të Tunelit, brenda një tuneli që shtrihet nën një shtëpi periferike, të cilin e gërmuan banorët e Sarajevës gjatë luftës dhe e përdorën për të sjellë furnizime ushqimore. Ecni përgjatë Urës Latine, ku u vra në vitin 1914 arkiduka Franc Ferdinand. Qyteti ka shumë ndërtesa të rëndësishme fetare, por mos lini pa parë Xhaminë e Gazi Husrev Beut, një prej xhamive më të mëdha dhe më të bukura në rajon.

Rezervo fluturim

Sarajeva për admiruesit e ushqimit

Vizita në Sarajevë nuk mund të quhet e plotë pa një shëtitje në Bashçarshija, pazari i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, ku dyqanet e vogla miqësore dhe restorantet dhe kafenetë tradicionale mirëpresin vizitorë nga e gjithë bota. Në Bashçarshija mund të provoni byrekun origjinal boshnjak dhe ëmbëlsira të tjera të shijshme, çevapçiçi të shërbyer me pite pa maja me kos, dhe në fund, një ëmbëlsirë tradicionale si ballkavaja apo tufahija. Shijoni një kafe të vërtetë turke, të përgatitur në mënyrë tradicionale në xhezve dhe të shërbyer në një filxhan të vogël.

Sarajeva për admiruesit e filmave

Që prej përfundimit të luftës së fundit, Sarajeva ka tërhequr dashamirës të kinemasë nga e gjithë bota, të cilët vijnë në qytet çdo gusht për Festivalin e Filmit të Sarajevës.

Sarajeva për admiruesit e luleve

Jo larg prej qytetit, pranë burimit Vrelo Bosne, mund të kënaqeni me ajrin e pastër të një parku të mrekullueshëm. Në dimër, skiatorët mund të shkojnë në shpatet e Jahorinës (30 kilometra nga Sarajeva) – vendin ku u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore të viti 1984, me maskotën e tyre të paharrueshëm Vuçkon, ujkun e vogël. Nëse keni kohë, qëndroni një ditë në qytetin mesjetar të Mostarit (70 kilometra nga Sarajeva), i famshëm më së shumti për urën e tij Stari Most (Ura e Vjetër) mbi lumin Neretva.

Sarajevo 2

Kur udhëtoni në Sarajevë, mos humbisni:

  • Bashçarshija: pjesa e vjetër e qytetit, me rrugët me kalldrëm dhe dyqanet e vogla të panumërta ku takohen besime dhe kultura të ndryshme.
  • Ura Latine: skena e vrasjes së arkidukës Franc Ferdinand, që i dha shkëndijën Luftës së Parë Botërore.
  • Shtëpia Svrzo: shembulli më i bukur i mbijetuar i shtëpisë së një familjeje myslimane të shekullit të tetëmbëdhjetë.
  • Muzeu i Tunelit: Tuneli 800 metra i gjatë që lidhte qytetin me botën e jashtme gjatë luftës së fundit.
  • Xhamia e Gazi Husrev Beut: një thesar i arkitekturës mesjetare osmane nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë.
  • Bashkia: më vonë Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, dikur ndërtesa më e njohur e periudhës austro-hungareze, e cila u dogj në vitin 1992.
  • Ferhadija: rruga kryesore pedonale për shopping në Sarajevë. Në fund të rrugës një flakë e përjetshme digjet në kujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore.
  • Trëndafilat e Sarajevës: shenjat në trotuare ku shpërthyen predhat e mortajave gjatë luftës së fundit, të mbushura më vonë me rezinë të kuqe.

Zbuloni Sarajevën magjepsëse dhe plot jetë, nga e cila ju ndan vetëm një fluturim i shkurtër.