Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt: Sofja

Fluturime drejt: Sofja

Mijëra vjet histori

Historia e Sofjes shtrihet disa mijëra vjet në të kaluarën. Në këtë kohë qyteti ka qenë jo vetëm qendra e tregtisë dhe industrisë në rajon, por edhe qendra kulturore dhe ekonomike e të gjithë Ballkanit. Zejtaria dhe tregtia lulëzuan në qytet mes shekujve të dymbëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë dhe ai fitoi një reputacion si qyteti i arpunuesve. Sot, ky qytet në Bullgarinë perëndimore, në jug të Maleve Ballkanike, është plot me monumente mbresëlënëse dhe disa prej arritjeve më të mëdha arkitekturore në Ballkan.

Ajo është një prej destinacioneve më ekonomike turistike urbane në Evropë. Në Bullgari gjendet një numër vendesh që janë Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Megjithëse kryeqyteti, Sofja, me pothuajse një milionë e gjysmë banorë, nuk është qytet me të cilin mund të biesh në dashuri me shikimin e parë, ai është më se në gjendje të fitojë ata vizitorë që kërkojnë një përvojë vërtet lokale.  Në këtë qytet me tradita dhe kontraste, do të mahniteni jo vetëm nga thesaret e mijëravjeçarëve të historisë, por edhe nga atmosfera pozitive, njerëzit miqësorë dhe stili i tyre i qetë i jetesës.

LJUBJANË - SOFJA

3 x në javë
nga 189€

Kisha e Bojanës

Ndërkohë që pjesa e jashtme e Kishës së Bojanës nga shekulli i njëmbëdhjetë nuk është dhe aq tërheqëse, brendësia e saj fsheh një thesar të vërtetë. Muret e saj janë të zbukuruara me një afresk mesjetar të mrekullueshëm që daton nga gjysma e dytë e shekullit të trembëdhjetë, që konsiderohet një prej shembujve të ruajtur më mirë të artit mesjetar në Evropën Lindore.

Teatri Kombëtar

Ndoshta simboli më i rëndësishëm i Sofjes, pas katedrales, është Teatri Kombëtar Ivan Vazov. Emërtuar sipas poetit, novelistit dhe dramaturgut më të madh bullgar, ai ka fasadë mahnitëse në stilin neoklasik gjerman dhe ndodhet në qendër të një parku të bukur të gjelbër.

Vitosha

Një rezort popullor skish në dimër, masivi i Vitoshas përfshin gjithashtu parkun më të vjetër natyror në Ballkan. Me dhjetë maja mbi dy mijë metra, ky mal me origjinë vullkanike është gjithashtu i famshëm për lumenjtë e ashtuquajtur prej guri në këmbët e tij dhe për mbetjet unike të akullnajave të lashta.

Katedralja e Shën Alexander Nevsky

Ky atraksion i njohur në qendër të qytetit, shërben si katedralja e Sofjes dhe mund të nxërë deri në 10 000 besimtarë. E ndërtuar në stilin neo-bizantin, është një prej arritjeve më të mëdha arkitekturore në Ballkan. Me dymbëdhjetë kambanat e saj, kupolat e mrekullueshme dhe një enterier të zbukuruar me oniks brazilian dhe mermer italian, ia vlen të vizitohet.

Tramvajet e verdha

Megjithëse është shumë e lehtë të lëvizësh në qendër të Sofjes në këmbë, udhëtimi me një prej tramvajeve të verdha të qytetit do t'ju kthejë direkt në të kaluarën. Një biletë kushton pak më shumë se një euro dhe rrugët e gjera të shtruara duken krejtësisht ndryshe kur i sheh nga ndenjësja e një tramvaji.

Manastiri i Rilas

Manastiri më i bukur në Bullgari është pak më shumë se një orë larg me makinë nga kryeqyteti. Kjo kryevepër e arkitekturës, një kompleks katërkatësh i zbukuruar me afreske të gjalla dhe plot ngjyra, është ndërtuar në shekullin e dhjetë dhe më pas është bërë qendra e zgjimit kombëtar bullgar.