Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Varshavës

Fluturime drejt Varshavës

Fluturime drejt Varshavës

Fluturoni drejt Varshavës, qytetit të muzikës

Vizitoni Varshavën, ku gjithçka është e mbushur me muzikë. Kjo kryesisht falë kompozitorit Frederik Shopen, lindur në qytetin Żelazowa Wola, jo larg Varshavës. Që prej vitit 1927, çdo pesë vjet qyteti organizon një prej kompeticioneve më të mëdha ndërkombëtare të pianos, me pjesëmarrjen e emrave më të mëdhenj në botën e muzikës klasike.

Varshava për udhëtarët urbanë

Merreni shtruar dhe lëreni veten të lirë në rrugët e zhurmshme të Varshavës dhe kthinat e saj të fshehta. Nisuni në Rrugën Mbretërore (Trakt Królewski) dhe vizitoni kompleksin e famshëm të kështjellës në Sheshin e Kështjellës. Shëtisni në periferinë Krakow me pallatet e shumta dhe kishat e mrekullueshme. Kthehuni poshtë në Rrugën Bota e Re dhe zbuloni një prej rrugicave më mahnitëse mesjetare ku aroma intoksikuese e kafesë përhapet prej kafeneve. Këtu mund të blini figurina prej druri të skenës së Lindjes së Krishtit, biskota të ëmbla me mjaltë ose enët polake të baltës Boleslawiec. Në mbrëmje mund të provoni një klub jazz në qytetin e vjetër dhe të shijoni pak vodka tradicionale polake.

Rezervo fluturim

Momentet romantike në Varshavë

Blini një buqetë me tulipanë ose një trëndafil erëmirë nga dyqani i famshëm i luleve i Elżbieta Nowosielska në qendër të qytetit, më pas hipni në një varkë për një shëtitje romantike përgjatë lumit Vistula. Mund të zbuloni kthinat e fshehta të qytetit dhe të ngjisni Shkallët piktoreske prej Guri, në majë të të cilave mund të shijoni pamjen e lumit. Bëni një pushim relaksues gjatë pasdites në mes të gjelbërimit të Kopshteve Krasiński, dhe bëjeni ditën interesante me një darkë romantike në restorantin Swiętoszek në qendrën e qytetit të vjetër.

Varshava, kryeqyteti i arteve

Varshava është parajsa e të apasionuarve pas artit. Mund të admironi peizazhet dhe motivet e mrekullueshme të këtij qyteti të madh me një shëtitje në këmbë përmes Tregut të Qytetit të Vjetër, ndërsa ka muze dhe galeri të shumta për t'u shijuar. Një prej koleksioneve më të mëdha të pikturave mund të shihet në Muzeun Kombëtar, ku ndodhen veprat e piktorëve polakë nga shekulli i 16-të deri në mesin e shekullit të 20-të. Entuziastët e piktorëve modernë polakë, duhet të vizitojnë Galerinë Kombëtare Zachęta.

Varšava 2

Kur vizitoni Varshavën, mos humbisni:

  • Muzeu i Shopenit: një koleksion i sendeve personale të kompozitorit, bashkë me libretin origjinal të Mazurkas.
  • Muzeu Marie Skłodowska–Curie: në shtëpinë ku lindi një prej shkencëtareve, fizikaneve dhe kimisteve më të mëdha, e cila në vitin 1903 ishte gruaja e parë që mori Çmimin Nobel, mund të shihni një ekspozitë dhe një film rreth jetës dhe veprës së saj.
  • Kështjella Mbretërore: një kompleks i mrekullueshëm kështjelle i stilit barok i ndërtuar në shekullin e 14-të. Kjo ishte rezidenca mbretërore e Mbretit Sigismund III (1566–1632), ndërsa sot është një prej karakteristikave vizuale kryesore të qytetit, brenda të cilës ndodhet një galeri e jashtëzakonshme arti.
  • Warsaw Barbican: e ndërtuar si pjesë e fortifikimit të qendrës së qytetit të vjetër në vitin 1548. Muret e saj me tulla të kuqe i japin qytetit një tonalitet shumë ekspresiv.
  • Katedralja e Shën Gjonit: katedralja gotike nga fillimi i shekullit të 15-të, jo larg Kështjellës Mbretërore. Ky ishte vendi ku u kurorëzua në vitin 1764 mbreti polako-lituanez Stanisław August Poniatowski.
  • Getoja e Hebrenjve: përpara Luftës së Dytë Botërore, një prej komuniteteve më të mëdha hebraike jetonte në Varshavë. Ju mund ta vizitoni zonën e getos së vjetër në lagjen Żoliborz të qytetit, me autobus ose me tramvaj.
  • Shtëpia më e vogël e Varshavës: një kuriozitet i qytetit nga fundi i shekullit të 18-të. Shtëpia është ngjitur me Kishën e Frymës së Shenjtë, dhe është e madhe vetëm pak metra katrorë. Sot ajo funksionon si kioskë për gazeta.
  • Pallati i Kulturës dhe i Shkencës: ndërtesa më e lartë në Varshavë (231 m), e ndërtuar në vitin 1955 sipas stilit të realizmit socialist. Sot aty ndodhen holle të shumtë konferencash dhe hapësira ekspozuese. Nga lart ajo ofron pamje të mrekullueshme të Varshavës dhe rrethinave të saj.
  • Parku Ujazdowski: një prej parqeve të shumta të Varshavës, jo larg nga Kopshtet Botanike. Ai ofron relaks nën hijen e pemëve dhe pranë freskisë së një liqeni, dhe shtigjeve tërheqëse që depërtojnë përmes parkut.
  • Pożegnanie z Afryką (shqip: “Mirupafshim Afrikë”): Një nga kafenetë e preferuara në zemër të qytetit, me një përzgjedhje të pasur kafesh nga të gjitha pjesët e botës. Këtu mund t'i blini kafetë edhe të bluara për t'i bërë vetë. Zinxhiri i kafeneve u krijua nga një udhëtar polak i frymëzuar që kaloi një pjesë të jetës në Afrikë.

Varshava është parajsa e të apasionuarve pas artit. Mund të admironi peizazhet dhe motivet e mrekullueshme të këtij qyteti të madh me një shëtitje në këmbë përmes Tregut të Qytetit të Vjetër, ndërsa ka muze dhe galeri të shumta për t'u shijuar. Fluturoni drejt Varshavës me ne.