Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Venecias

Fluturime drejt Venecias

Venecia – Qyteti i ndërtuar mbi ujë

Venecia është qyteti më unik dhe më i pazakontë në botë. Ai është i ndërtuar mbi ujë, në një lagunë të cekët të Detit Adriatik. Historia e ka kthyer atë në një qytet të kanaleve, urave, arkitekturës, artit dhe kulturës. Rëndësia e saj e sotme tregohet nga sasia e vizitorëve në qytet dhe se shumë qytete të tjera e quajnë veten si Venecia e veriut, lindjes, perëndimit apo e një vendi tjetër.   

Laguna e Venecias është e mbrojtur nga deti i hapur nga një seri barrierash ranore. Vetë qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të veçantë të ndarë nga 170 kanale dhe të lidhur me më shumë se 400 ura. Pamja e tij përrallore vazhdon të magjepsë vizitorë nga e gjithë bota. Qyteti është i ndarë në dy gjysma të mëdha nga Kanali i Madh dhe më tej ndahet në një labirint ujor me degë të panumërta. Dy gjysmat janë të lidhura nga një numër i madh urash, më e famshmja prej të cilave është Ura Rialto, e cila është njëkohësisht edhe urë edhe treg. Sheshi i Shën Markut, i dedikuar shenjtorit mbrojtës të Venecias, mund të jetë fillimi ose fundi i eksplorimit tuaj në këtë qytet mahnitës.

Top 3 përvojat në Venecia

Venecia për admiruesit e historisë

Venecia për admiruesit e historisë

Ndiqni hapat e venedikasve të parë, të cilët erdhën këtu si refugjatë. Eksploroni labirintin e kanaleve dhe udhëtoni përmes Perandorisë Romake në kohën e kthimit të mbetjeve mortore të Shën Markut dhe fillimeve të ekzistencës së Venecias si shtet me ndikim të lartë. Ngjitjen në pozitë Venecia ia detyron tregtisë, që është edhe arsyeja pse Shekspiri e vendosi tregtarin e tij këtu.

Venecia për admiruesit e ekspozitave dhe festivaleve

Venecia për admiruesit e ekspozitave dhe festivaleve

Venecia është shtëpia e një shumëllojshmërie festivalesh dhe evenimentesh kulturore. Bienalja e Artit e Venecias është ekspozita më e madhe dhe më e vjetër në botë e artit bashkëkohor. Në vitet tek, kjo bienale alternohet me Bienalen e Arkitekturës. Venecia është gjithashtu pritëse e një Festivali Filmi të përvitshëm që i përkushtohet teatrit, kërcimit, e kështu me radhë.

Venecia për admiruesit e karnavaleve

Venecia për admiruesit e karnavaleve

Karnavalet e Venecias zënë një vend të veçantë në historinë e veseve dhe veprimeve të ndaluara. Venedikasit dikur mbanin maska gjatë të gjithë kohës për të fshehur veset dhe prapësitë e tyre, derisa Doga i ndaloi maskat dhe vendosi dënime drakoniane për shkelësit. Sot Karnavalet e Venecias janë një prej karnavaleve më të mëdha në Evropë. Ato ruajnë një memorie të shthurjeve dhe dekadencës së mëparshme, duke plotësuar njëkohësisht edhe nevojën tonë të sotme për maska.

Ndaloni në urën Rialto dhe shëtisni mbi urë duke parë rrotull saj dhe poshtë saj

Ndaloni në urën Rialto dhe shëtisni mbi urë duke parë rrotull saj dhe poshtë saj

Shëtisni nëpër rrugët dhe rrugicat e fshehura dhe uluni për t'u qetësuar në campo (shesh) për një kafe apo akullore.

Shëtisni nëpër rrugët dhe rrugicat e fshehura dhe uluni për t'u qetësuar në campo (shesh) për një kafe apo akullore.

Ura e Psherëtimave dhe  Pallati i Dogës

Ura e Psherëtimave dhe Pallati i Dogës

Vizitoni Pallatin e Dogës (rezidenca e të parit dhe kryegjykatësit të Republikës së Venedikut) dhe Urën e Psherëtimave.

Ishulli i Muranos

Vizitoni ishullin e Muranos dhe shikoni se si bëhet qelqi i famshëm Murano. 

Ishulli i Muranos
Kanali i Madh

Kanali i Madh

Bëni një shëtitje të paharrueshme me vaporetto në Kanalin e Madh nga stacioni i trenit deri te Sheshi i Shën Markut.

Informacion praktik – kur është koha më e mirë për të vizituar Venecian?

"Në çdo moment!" do të thoshin ata që e duan Venecian. Në fakt, pranvera dhe vjeshta janë periudhat më të përshtatshme për ta vizituar. Nga prilli deri në qershor, moti është zakonisht me diell dhe jo shumë nxehtë. Gjysma e dytë e shtatorit mund të jetë disi e nxehtë, por deri nga tetori moti sërish bëhet i përkryer për shëtitje buzë kanaleve. Sot kanë mbetur vetëm pak venecianë të vërtetë, por po ju japim disa këshilla që të mos i pengoni. Nëse merrni tragetin që kalon përmes Kanalit të Madh, qëndroni në këmbë edhe nëse ujërat janë të trazuara. Pazarin bëjeni në tregun në Rialto, por frutat dhe zarzavatet blijini nga lundra e ankoruar përgjatë Campo San Barnaba. Provoni verën në një prej dyqaneve të vogla të verës ose bacari larg nga rrugët kryesore. Venecianët kanë tendencën të vishen në mënyrë shumë formale dhe rrobat e banjës dhe fustanet e shkurtra nuk janë të përshtatshme për një vizitë në kishat e qytetit. Në hotelet më luksoze, është e zakonshme që burrat të veshin xhaketë dhe kravatë. Ndonjëherë mund të bjerë shi për disa ditë me radhë, prandaj është ide e mirë që të merrni me vete çadër në pranverë dhe vjeshtë. Nga fundi i vjeshtës mund të ndodhin batica (acqua alta). Në këto raste, në Sheshin e Shën Markut vendosen platforma prej druri. Nëse e vizitoni qytetin gjatë nëntorit apo dhjetorit, mos harroni të merrni me vete një palë çizme llastiku apo qese plastike për të mbrojtur këpucët dhe këmbët deri te gjuri.  

Venecia 2

Të gjithë ata që vizitojnë Venecian, nuk duhet të humbasin:

  • Bëni një shëtitje të paharrueshme me vaporetto në Kanalin e Madh nga stacioni i trenit deri te Sheshi i Shën Markut
  • Ndaloni në urën Rialto dhe shëtisni mbi urë duke parë rrotull saj dhe poshtë saj
  • Vizitoni Sheshin e Shën Markut dhe Bazilikën
  • Vizitoni Pallatin e Dogës (rezidenca e të parit dhe kryegjykatësit të Republikës së Venedikut) dhe Urën e Psherëtimave
  • Vizitoni Bienalen më të vjetër te Giardini, Arsenale dhe vende të tjera
  • Merrni pjesë në Karnevalen e famshme të Venecias
  • Vizitoni ishullin e Muranos dhe shikoni se si bëhet qelqi i famshëm Murano
  • Vizitoni Gallerie dell'Accademia dhe Koleksionin Peggy Guggenheim
  • Vizitoni Teatro La Fenice për të parë një opera nga Puccini ose Verdi
  • Vizitoni kishën e Santa Maria della Salute
  • Shëtisni nëpër rrugët dhe rrugicat e fshehura dhe uluni për t'u qetësuar në campo (shesh) për një kafe apo akullore.