Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Vjenës

Fluturime drejt Vjenës

Fluturime drejt Vjenës

Vizitoni Vjenën e paharrueshme

Nëse ju intereson historia, arti, muzika, ushqimi i mirë, shopping apo argëtimi për të gjithë familjen, fluturoni me ne në Vjenë. Kryeqyteti i mrekullueshëm austriak do t'ju bëjë për vete në vizitën tuaj të parë dhe është e sigurt që do të dëshironi të ktheheni.

Vjena për udhëtarët urbanë

Vizitoni Pallatin gjigant Hofburg dhe Thesarin e mahnitshëm Perandorak. Vizitoni Stephansdom, katedralen fantastike gotike të dedikuar Shën Stefanit. Shikoni veprat nga Mjeshtrit e Vjetër në Muzeun Kunsthistorisches dhe shijoni një udhëtim relaksues me varkë mbi Danub. Bëni një shëtitje në mbrëmje përmes qendrës plot drita të qytetit dhe ndaloni në një prej bareve dhe klubeve të tij të shumtë. Mos lini pa vizituar Pallatin e mrekullueshëm Schönbrunn. Prater, me parkun e tij të argëtimeve dhe rrotën e famshme Ferris, ofron argëtim për të gjithë familjen.

Rezervo fluturim

Vjena për admiruesit e ushqimeve të shijshme

Provoni një Wiener Schnitzel origjinal – një kotoletë e madhe dhe e hollë viçi, e lyer me thërrime buke – e shoqëruar me sallatë me patate. Ose shijoni një "wurst" me patate të skuqura në një prej stendave të rrugës. Gjatë periudhës së Krishtlindjes, ngrohuni me një gotë verë të nxehtë në një prej stendave të ndriçuara me drita festive. Dhe nuk mund të largoheni kurrsesi nga Vjena pa provuar legjendaren Sachertorte në një prej kafeneve tradicionale vjeneze.

Vjena për adhuruesit e artit

Vjena ju ofron më shumë se 100 muze të ndryshëm. Për të vizituar Muzeun gjigant Kunsthistorisches duhet të keni në dispozicion një ditë të tërë. Albertina ka koleksionin më të madh të gravurave në botë. Galeria Belvedere përmban koleksionin më të madh në botë të pikturave të Gustav Klimt, duke përfshirë edhe veprën e tij më të famshme, "Puthja". Zbuloni artin modern dhe bashkëkohor në Museumsquartier. KunstHausWien ju ofron një mundësi për të parë veprat e një ikone të vërtetë vjeneze, Hundertwasser.

Dunaj 2

Kur udhëtoni në Vjenë, mos humbisni:

  • Stephansdom: Katedralja e Shën Stefanit nga shekulli i dymbëdhjetë është një prej simboleve krenare të Vjenës.
  • Pallati Hofburg: ish-rezidenca dimërore perandorake ishte zemra e Perandorisë së Habsburgëve për 600 vjet.
  • Pallati Schönbrunn: ish-rezidenca verore e Perandoreshës Sisi është një kompleks i mrekullueshëm barok me një park dhe kopshtin zoologjik ende funksional më të vjetër në botë.
  • Muzeu Kunsthistorisches: në këtë ndërtesë të periudhës së Rilindjes ndodhen veprat e Mjeshtërve të Vjetër më të mëdhenj. Përballë saj, si reflektim i tij në pasqyrë, ndodhet ndërtesa "binjake", Muzeu Naturhistorisches.
  • Ndërtesa e Ndarjes: holli i ekspozimit të Lëvizjes së Ndarjes së shekullit të nëntëmbëdhjetë, kundërshtarët më të spikatur të së cilës ishin Klimt, Schiele, Hoffman dhe Wagner.
  • Museumsquartier: kjo hapësirë për admiruesit e artit modern dhe bashkëkohor përbëhet nga Muzeu Leopold, Muzeu i Artit Modern (MUMOK) dhe Kunsthalle.
  • KunstHausWien: aty ndodhen veprat e arkitektit dhe piktorit vjenez Friedensreich Hundertwasser.
  • Prater: parku popullor i argëtimeve me rrotën e famshme 65 metërshe Ferris të ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
  • Donauturm: Me lartësi 252 metra, Donauturm ose Kulla e Danubit, e ndërtuar në vitin 1964, është ndërtesa më e lartë në Austri. Restoranti rrotullues mbi kullë ofron një pamje fantastike të qytetit.

Vjena është e bukur në çdo stinë të vitit. Vizitojeni në pranverë, kur i gjithë qyteti është në lulëzim; në verë, kur jeta e qytetit ngadalësohet pak; në vjeshtë kur vishet me ngjyra të reja; dhe në dimër, kur atmosfera përrallore mbush qytetin.