Klasi Business

Pse të fluturoni me klasin Business?

Fluturimi juaj me ne me klasin Business do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Komoditeti juaj garantohet që përpara nisjes dhe do të shijoni një standard më të lartë shërbimesh.

Nga momenti kur mbërrini në aeroport deri në momentin kur niseni drejt destinacionit të zgjedhur prej jush, ne do të kujdesemi për çdo nevojë tuajën. Çfarëdo qoftë arsyeja e fluturimit tuaj, udhëtimi me klasin Business ju jep mundësinë të çlodheni, të punoni ose të relaksoheni, në mënyrë që të mbërrini të freskët dhe të çlodhur në destinacion.

Check-in pa pritur në radhë

Në të gjitha aeroportet ku shërben Adria Airways mund të kryeni check-in për fluturimin në sportelin e dedikuar për klasin Business.

Komoditeti i lounge-it të aeroportit

Karta juaj e imbarkimit ju jep akses në lounge-in komod të biznesit të aeroportit, ku mund të prisni në qetësi derisa të vijë koha për të hipur në avion. Disponohen gjithashtu ushqime të veçanta shtesë, pije dhe gazeta.

Poslovni razred 1

Më shumë privatësi dhe komoditet gjatë fluturimit

Pasagjerët e klasit Business gëzojnë më shumë privatësi dhe komoditet në avion. Ekuipazhi ynë miqësor i kabinës do t'ju ofrojë edhe një pije në shenjë mirëseardhjeje.

Një ushqim i përzgjedhur me kujdes për çdo fluturim

Ne u kushtojmë vëmendje të veçantë ushqimeve që shërbejmë në fluturimet tona. Ushqimi i ofruar varet nga kohëzgjatja e fluturimit, momenti i ditës (mëngjes, drekë apo darkë) dhe stina e vitit. Nëse keni kërkesa të veçanta, me kënaqësi do të përpiqemi t'i plotësojmë ato. Ne madje mund të përgatisim një ushqim special sipas preferencave tuaja. Këtë duhet ta porosisni përmes pikës ku blini biletën të paktën 48 orë përpara nisjes.

Më shumë fleksibilitet

Çmimi i udhëtimit në klasin Business lejon një shkallë shumë më të lartë fleksibiliteti. Nëse keni nevojë të ndryshoni datën e udhëtimit, këtë mund ta realizojmë për ju pa pagesë shtesë.

Ne e shpërblejmë besnikërinë tuaj

Për çdo udhëtim në klasin Business do të merrni shpërblime shtesë brenda programit të besnikërisë ku bëni pjesë.

Kudo qoftë destinacioni juaj, me udhëtimin në klasin Business ju do të mbërrini të çlodhur dhe të kënaqur.