Adria>Fluturimet dhe destinacionet>Fluturime drejt Tiranë

Fluturime drejt Tiranë

Fluturime drejt Tiranë

Tirana – një pasqyrë e Shqipërisë moderne

Në një qytet që ngjan mes Romës dhe Stambollit, mesdhetarja gërshetohet bukur me mistikën orientale dhe e vjetra takohet me të renë. Shqipëria ka qenë gjithmonë diçka e veçantë. Fluturoni me ne drejt Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë.

Tirana për udhëtarët urbanë

Brenda një kohe të shkurtër Tirana është transformuar nga një qytet i zymtë në një kryeqytet të gjallë dhe të shumëngjyrshëm që ia vlen të vizitohet. Tekstualisht. Arkitektura ngjyrë gri socialiste ka ardhur në jetë me ngjyra të reja të gjalla. Tirana është e famshme për trafikun kaotik, prandaj kini kujdes kur kaloni rrugën. Një shëtitje përmes qytetit fillon në sheshin kryesor të Tiranës, Sheshin Skënderbej, dhe duke filluar nga atje mund të gjenden të gjitha pikat interesante në qytet. Përfundojeni turin tuaj në Malin e Dajtit, ku mund të shkohet me teleferik, dhe shijoni një pamje panoramike të qytetit. Nëse keni më shumë kohë, nëse është stina e duhur, ju sugjerojmë një udhëtim në qytetet bregdetare pranë Tiranës.

Rezervo fluturim

Tirana për admiruesit e historisë dhe kulturës

Tirana është qytet i kontrasteve. Xhamitë shekullore qëndrojnë përballë kishave moderne. Rrugët e gjera janë të mbushura me monumente arkitekturore dhe kulturore nga periudhat osmane, italiane dhe komuniste të historisë së qytetit. Zbuloni historinë e Shqipërisë në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun e Arkeologjisë. Jo larg muzeve, mund të ngjiteni në Kullën e Sahatit, 35 metra të lartë, që daton nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Përballë saj ndodhet Xhamia e Et'hem Beut nga shekulli i tetëmbëdhjetë. Për një kontrast të plotë, vizitoni Katedralen e re të Shën Palit.

Shëtitjet e mbrëmjes në Tiranë

Në mbrëmje mund të shëtisni përgjatë rrugëve kryesore, të provoni byrekun, një specialitet vendas, dhe mund të pini diçka në një prej bareve të shumta të qytetit. Zona e ngritur e Bllokut është e njohur për të gjithë brezat, të cilët vijnë këtu për të blerë çdo ditë dhe për t'u relaksuar në kafenetë e shumta, baret dhe parqet në mbrëmje. Muzika që buçet nga klubet e natës është provë tjetër se Tirana është një qytet i gjallë dhe plot jetë.

Tirana 2

Kur udhëtoni në Tiranë, mos humbisni:

  • Sheshin Skënderbej, me statujën e tij kalorësiake: qendra e qytetit rreth të cilit do të gjeni të gjitha pikat interesante të Tiranës.
  • Kullën e Sahatit: simbolin e qytetit që ofron një pamje të bukur të sheshit.
  • Xhaminë e Et'hem Beut: një xhami e famshme e shekullit të tetëmbëdhjetë.
  • Galerinë Kombëtare: Një koleksion mbresëlënës i veprave të artit nga shekulli i trembëdhjetë deri në kohët e sotme.
  • Muzeun Historik Kombëtar: brenda kësaj ndërtese, e cila në hyrje të saj ka të varur një mozaik gjigant, do të gjeni një pamje të plotë të historisë së Shqipërisë.
  • ish-Muzeun e Enver Hoxhës: kjo ndërtesë në formë piramide është sot një qendër kulturore.
  • Katedralen e Shën Palit: kjo kishë katolike moderne ka dritare me dizajne të mrekullueshme dekorative.

Pas vdekjes së udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Tirana filloi të marrë një pamje të re dhe më tërheqëse. Zbulojeni me ne.