Aeroporti i Lubjanës

Aeroporti ku ne kemi shtëpinë

Aeroporti i Lubjanës “Jože Pučnik” është aeroporti më i madh në Slloveni. Aeroporti kryesor i Sllovenisë është edhe shtëpia e Adria Airways.

Aeroporti i Lubjanës ka lidhje të mira me qytetet pranë dhe në të mund të shkohet në disa mënyra. Aeroporti ofron një gamë të gjerë shërbimesh për udhëtarët dhe vizitorët e tjerë.

Check-in për fluturimet e Adria në aeroportin e Lubjanës mbyllet në përgjithësi 45 minuta përpara orarit të programuar të nisjes.

Si shkohet në aeroportin e Lubjanës “Jože Pučnik”?

Me makinë

Shumica e pasagjerëve dhe vizitorëve shkojnë në aeroportin e Lubjanës me makinë. Disponohen ambientet e mëposhtme të parkimit për makina:

  • Parkimi shumëkatësh i makinave – më shumë se 1300 vende parkimi përballë ndërtesës së terminalit;
  • Parkimi i jashtëm i makinave P1 – mbi 900 vende parkimi – ndodhet në të majtë të rrugës kryesore “Kranj–Mengeš” në drejtimin e Spodnji Brnik (ky parkim mbyllet gjatë dimrit);
  • Parkimi i jashtëm i makinave P2 – mbi 1000 vende parkimi – ndodhet pranë hyrjes së aeroportit në të djathtë të saj.

Për më shumë detaje, një hartë të parkimeve dhe një listë çmimesh, vizitoni uebsajtin e aeroportit të Lubjanës.

3200 vende parkimi

Ljubljana Airport 3

Me transport publik

Brnik ka linja të mira autobusi me qytetet pranë të Lubjanës dhe Kranjit. Ka linja të rregullta autobusi me stacionin kryesor të trenit në Lubjanë dhe linja furgonësh/mikrobusësh me qytetet Bled, Bohinj dhe Kranjska Gora.

Ose, mund të merrni me qira një makinë në aeroport ose mund të merrni një nga taksitë në radhë jashtë ndërtesës së terminalit.

Për detaje rreth orareve të autobusëve, vizitoni uebsajtin e aeroportit të Lubjanës.

Me makinë me qira ose taksi

Ju mund të merrni një makinë me qira nga agjencitë e makinave me qira në aeroportin e Lubjanës “Jože Pučnik” ose mund të merrni një nga taksitë në radhë jashtë ndërtesës së terminalit.

Ka linja të mira autobusi që shkojnë në aeroport.

Çfarë lehtësirash ofron aeroporti i Lubjanës “Jože Pučnik”?

  • Në ndërtesën e terminalit pranë sporteleve të check-in ndodhen pikat e informacionit dhe takimit.
  • Në aeroport ndodhet gjithashtu një bankë dhe zyrë postare.
  • Aeroporti në Brnik ka dy salla konferencash – një më të madhe në ndërtesën e re administrative dhe një më të vogël në nivelin e ndërmjetëm të terminalit të pasagjerëve.
  • Business lounge është e rezervuar për pasagjerët e klasit Business dhe ofron një standard më të lartë shërbimi.
  • Në dy dyqane, “Ljubljanček” dhe “Medved”, të cilat ndodhen në zonat e nisjes së terminalit të pasagjerëve, mund të gjenden suvenirë, gazeta dhe ushqime të vogla.
  • Në seksionet ndërkombëtare Schengen dhe jo-Schengen të zonës së nisjeve ndodhet dyqani Duty Free.
  • Në aeroport ka një numër baresh dhe kafenesh.

Tarraca panoramike e vizitorëve “Avionček” është vendi ideal për të parë avionët që ulen dhe ngrihen.

  • Dy restorante, të dyja te zona e nisjeve të terminalit të pasagjerëve, ofrojnë një gamë ushqimesh të shijshme. Restoranti me vetëshërbim “Market Place” dhe restoranti “à la carte Globetrotter”.
  • Brenda ose pranë aeroportit operojnë operatorë të shumtë turistikë. Në zonën e pritjes së udhëtarëve ndodhet një qendër informacioni turistik.
  • Për të gjithë pasagjerët dhe vizitorët e aeroportit që kërkojnë asistencë urgjente mjekësore, është në dispozicion shërbimi mjekësor.
  • Në tualetin e grave ndodhet një tavolinë për ndërrimin e fëmijëve dhe ka pika për ndërrimin e fëmijëve në ndërtesën e terminalit, të cilat mund të përdoren nga njëri prej prindërve.
  • Në terminalin kryesor të pasagjerëve dhe në Qendrën e Përgjithshme të Aviacionit disponohet Wi-Fi falas.
  • Për të kaluar kohën gjatë pritjes së avionit, fëmijët mund të luajnë në këndet e fëmijëve në seksionet e Schengen dhe jo-Schengen të terminalit të pasagjerëve.

Njihuni me aeroportin e Lubjanës me një aplikacion interaktiv.

Në ndërtesën e terminalit pranë sporteleve të check-in ndodhen pikat e informacionit dhe takimit.