Adria Airways Logo Adria Airways

Me bagazhet ne sigurohemi që ju të paguani vetëm për sasinë e bagazheve që ju nevojiten vërtet. Të gjitha biletat tona kanë të përfshirë në çmim një bagazh dore, por mund të blini gjithmonë kapacitet shtesë bagazhesh.

Sasia e bagazheve të lejuara

Përfshihet një copë bagazh dore deri në 8 kg dhe me shumën e tre përmasave që nuk tejkalon 118 cm ( 55x40x23 ) në të gjitha biletat tona përveç atyre të biznesit, ku lejohen dy copë. Përveç bagazhit të dorës mund të merrni falas me vete në avion disa artikuj personalë si çantë dore, aparat fotografik apo laptop, pardesy ose gjëra të ngjashme.

Nëse dëshironi të merrni me vete edhe bagazhet e checkin-it mund ta bëni këtë duke blerë kapacitet shtesë për bagazhesh. Referojuni faqes sonë me sasitë e lejuara të bagazheve dhe tarifat për detaje rreth çmimeve dhe mënyrës së blerjes.

Sasia e bagazheve të lejuara dhe tarifat

Shtimi i bagazheve në fluturimin tuaj

Nëse keni blerë një biletë pa bagazhe në checkin, mund ta shtoni këtë deri në 4 orë përpara nisjes. Shtimi i bagazheve më pak se 4 orë përpara nisjes mund të bëhet vetëm në aeroport.

12 orë ose më shumë përpara nisjes 15€
12 orë deri 30 min përpara nisjes 35€
Më pak se 30 min përpara nisjes

45€

Çmimet tregohen për një drejtim të udhëtimit, vetëm në fluturimet Adria Airways(JP).

Bli këtu

* Aktualisht mund të blini në internet 1 copë bagazhi të regjistruar në check-in për biletat që nuk përfshijnë bagazhe të regjistruara në check-in (tarifa BASIC).
Për çdo copë bagazhi shtesë (të papërfshirë tashmë në biletën tuaj), telefononi kujdesin për klientët në numrin: +386 (0)1 369 1010.

Aplikohet vetëm për biletat e blera përmes www.adria.si. Pagesa për bagazhet e regjistruara në check-in nuk mund të rimbursohet.

Si mund t'i përgatisim bagazhet në mënyrë inteligjente?

Shikoni videot tona se si t'i përgatisni me efikasitet bagazhet e dorës.