Adria>Informacion>Instrumentet muzikore

Instrumentet muzikore

Udhëtimi me instrumente muzikore duhet të kërkohet paraprakisht te linja ajrore, duke qenë se pranimi është në varësi të disponueshmërisë. Instrumentet muzikore mund të transportohen në kabinën e pasagjerit ose vendin e mbajtjes së ngarkesave.

  • Transportimi në kabinën e pasagjerit: instrumentet e vogla mund të transportohen në kabinë, të përfshira në bagazhin e dorës të lejuar falas, me kusht që të mund të futen në raftet mbi kokë. Përmasat e lejuara të instrumentit muzikor varen nga lloji i avionit. Nëse instrumenti nuk futet dot në raftet mbi kokë, nevojitet një ndenjëse shtesë (me kosto shtesë). Ju lutemi kontaktoni me kujdesin tonë për klientin.
  • Transportimi në vendin e mbajtjes së ngarkesave: Nëse instrumenti muzikor është e vetmja copë e bagazhit në check-in dhe nëse përputhet me përmasat dhe peshën e lejuar për bagazhet falas që ofron bileta juaj si pasagjer, ajo mund të pranohet falas. Ndryshe, do të tarifohet në përputhje me Politikën dhe tarifat e bagazheve..

Nëse pesha e instrumentit muzikor tejkalon 32 kg (përmasat në varësi të llojit të avionit), ai duhet të transportohet si ngarkesë cargo. Për rezervimet dhe informacione ju lutemi kontaktoni me shërbimin cargo të Adria.

Informacioni vlen për fluturimet e operuara nga Adria Airways. Në fluturimet e operuara nga partnerët tanë me kode të përbashkëta mund të aplikohen tarifa dhe kufizime të ndryshme. Ju lutemi kontaktoni me Kujdesin tonë për klientët për rregullat dhe rregulloret e detajuara.