Adria>Informacion>Udhëtimi me kafshë

Udhëtimi me kafshë

Udhëtimi me kafshë

Udhëtimi me kafshë duhet të kërkohet paraprakisht te linja ajrore, duke qenë se pranimi është në varësi të disponueshmërisë. Transporti tarifohet gjithmonë dhe nuk bën pjesë në bagazhet e lejuara falas.

Kushtet e transportit për kafshët

Ne mund të organizojmë transport të sigurt dhe komod për kafshët tuaja, me kusht që të plotësohen kushte të caktuara dhe të ndiqen rregulloret e sigurisë:

  • Kafsha që dëshironi të merrni me vete duhet të jetë brenda një çante/kafazi për kafshë të përshtatshëm dhe të sigurt
  • Gjithashtu duhet të keni certifikatat mjekësore dhe regjistrimet e vaksinimeve, lejet e hyrjes, lejet e tranzitit, lejet e daljes dhe dokumentet e tjera që kërkohen për kafshët nga shtetet ku do të hyhet dhe/ose do të kalohet tranzit.

Ne mund t'i transportojmë kafshët vetëm nëse pranoni përgjegjësi të plotë për to.

Transportimi në kabinën e pasagjerëve

Lejohet të sillni një mace ose qen në kabinën e pasagjerëve me kusht që pesha maksimale të jetë 8 kg duke përfshirë edhe çantën/kafazin e kafshës. Limitet e përmasave të çantës/kafazit të kafshës varen nga lloji i avionit.

Çanta/kafazi i kafshës duhet të jetë i papërshkueshëm nga uji, të ketë madhësi të mjaftueshme që kafsha të rrotullohet dhe të ngrihet në këmbë. Rregulli i përgjithshëm është 1 kafshë për kafaz, 2 kafshë lejohen nëse janë të të njëjtës racë.

Çanta/kafazi i kafshës duhet të vendoset poshtë ndenjëses përpara, asnjëherë mbi ndenjësen e pasagjerit.

Lejohet vetëm 1 çantë/kafaz kafshe për pasagjer.

Kafshët e shërbimit

Kafshët e shërbimit lejohen të udhëtojnë në kabinën e pasagjerëve. Ato pranohen falas, pa kufizime për peshën ose madhësinë. Ju duhet të bëni kërkesë paraprakisht te linja ajrore, duke qenë se edhe pranimi i kafshëve të shërbimit është në varësi të disponueshmërisë

Transportimi në vendin e mbajtjes së ngarkesave

Çdo kafshë e vogël, përveç qenit dhe maces, duhet të transportohet në vendin e mbajtjes së ngarkesave (siç janë minjtë, hamsterët, kavjet, lepujt, kunadhet, ketrat, etj.). Edhe nëse macja ose qeni është maksimumi 8 kg dhe zakonisht mund të qëndrojë në kabinën e pasagjerëve, ai mund të transportohet në vendin e mbajtjes së ngarkesave me kërkesë të pronarit.

Çdo kafshë më e rëndë se 8 kg (duke përfshirë kafazin) duhet të transportohet në vendin e mbajtjes së ngarkesave.

Numri i kafshëve për kafaz: 1.

Kontrolloni nëse fluturimet tuaja përfshijnë operatorë të tjerë dhe sigurohuni që të plotësoni të gjitha kushtet e tyre të përshkruara.

Informacioni vlen për fluturimet e operuara nga Adria Airways. Në fluturimet e operuara nga partnerët tanë me kode të përbashkëta mund të aplikohen tarifa dhe kufizime të ndryshme. Ju lutemi kontaktoni me Kujdesin tonë për klientët për rregullat dhe rregulloret e detajuara: +386 1 369 10 10