Dokumentet e udhëtimit

Dokumentet e udhëtimit

Kontrolloni se cilat dokumente ju nevojiten

Si pasagjer, ju jeni vetë përgjegjës për të qenë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe kushtet e udhëtimit të vendeve përmes të cilave udhëtoni drejt destinacionit tuaj përfundimtar.

Kur planifikoni udhëtimin, gjithmonë kontrolloni datën e skadencës së kartës së identitetit ose pasaportës dhe nëse ju nevojitet vizë.

Një kartë identiteti mjafton për qytetarët e Sllovenisë që udhëtojnë drejt shteteve anëtare të BE-së dhe disa vendeve të tjera.

Pasaporta dhe viza

Pasaportë kërkohet për të hyrë në Kosovë, Turqi dhe Federatën Ruse. Mos harroni se pasaporta juaj duhet të ketë vlefshmëri të paktën edhe gjashtë muaj më shumë prej datës së hyrjes! Autoritetet turke kërkojnë që të keni të paktën një faqe bosh në pasaportë për vulat.

Për të fluturuar drejt Moskës, ju nevojitet edhe një vizë (përveçse nëse udhëtoni me pasaportë diplomatike).

Për hollësira rreth dokumenteve të udhëtimit dhe vizave, shikoni listën e ambasadave dhe konsullatave të vendeve individuale ose vizitoni faqen e informacionit rreth vizave të Ministrisë së Jashtme sllovene.

Documents 1

Bileta e avionit

Bileta elektronike

Në pikën e check-in ju nevojitet një pasaportë ose kartë identiteti dhe një biletë elektronike e printuar.

Bileta elektronike ose  e-ticket (e njohur zyrtarisht si fatura e itinerarit të pasagjerit të biletës elektronike) ka zëvendësuar biletat e mëparshme prej letre. Ajo është e disponueshme në të gjitha fluturimet tona. Biletën elektronike mund ta blini pranë zyrave tona të shitjes në Slloveni dhe jashtë saj, nga agjencitë e udhëtimit dhe në uebsajtin tonë.

Gjithashtu, mund të kryeni check-in pa pasur të printuar biletën elektronike, por rekomandojmë që ta keni me vete biletën deri në fund të udhëtimit. Një biletë e printuar e bën më të lehtë zgjidhjen e situatave të komplikuara në check-in, gjatë ndërrimit të rezervimit dhe kështu me radhë.

Mund të ndodhë që të mos jenë të disponueshme biletat elektronike për fluturimet me linjat partnere.

Biletën tuaj elektronike mund ta merrni pas rezervimit dhe kryerjes së pagesës së fluturimit.

Pas rezervimit dhe kryerjes së pagesës së fluturimit, do t'ju dërgohet një konfirmim rezervimi dhe itinerari në adresën tuaj të emailit, së bashku me një biletë elektronike që përmban mbiemrin dhe emrin/emrat e pasagjerit, numrin e biletës elektronike, numrin/kodin e rezervimit, numrin e fluturimit, datën, aeroportet e nisjes dhe mbërritjes, datat e nisjes dhe mbërritjes, çmimin, si dhe njoftimin e Konventës së Varshavës.

Uebsajti ynë ju lejon gjithashtu të rezervoni fluturime me linjat tona partnere dhe në disa raste mund të mos disponohet biletë elektronike për një pjesë të udhëtimit. Në këtë rast do të merrni një biletë tradicionale prej letre për të gjithë udhëtimin – kjo do t'ju dërgohet me postë ose mund ta merrni në aeroport përpara fluturimit (pas paraqitjes së printimit të konfirmimit të rezervimit / konfirmimit të pagesës, që keni marrë me email).

Rekomandojmë që ta printoni biletën tuaj elektronike dhe ta mbani me vete gjatë të gjithë udhëtimit.

Jeni me vonesë ose keni humbur biletën?

Nëse pas rezervimit dhe kryerjes së pagesës së fluturimit nuk merrni një email konfirmimi automatik të rezervimit ose nuk e keni marrë biletën deri në ditën përpara nisjes, kontaktoni me Qendrën e telefonatave për rezervime dhe informacion.

Në rast se bileta nuk merret në zyrat e Adria Airways ose në aeroport, do të jepet një rimbursim sipas procedurës. Në varësi të kushteve të transportit, me të cilat jeni njohur kur keni kryer rezervimin dhe pagesën e biletës, mund të mos e keni të drejtën për të marrë rimbursim.

Nëse ju nevojitet të anuloni udhëtimin tuaj, kontaktoni me qendrën tonë të telefonatave.

Nëse nuk e nisni udhëtimin ose nuk përdorni kuponin e parë të biletës, i gjithë udhëtimi anulohet automatikisht.