Fëmijët

Informacion bazë

Si të udhëtojmë me fëmijë

Të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, kanë nevojë për dokumentin e tyre personal të identitetit me fotografi. Edhe foshnjat kanë nevojë për bileta personale, megjithëse foshnjat dhe fëmijët nën 2 vjeç nuk kanë nevojë për ndenjëse personale në avion.

Lëreni ndenjësen e makinës për fëmijë ose karrocën te shkallët ose te dera e avionit dhe merreni sërish nga i njëjti vend pas uljes. Nëse dëshironi ta merrni ndenjësen e makinës për fëmijë me vete në kabinë, duhet të blini një ndenjëse shtesë në avion.

Children 1 SQ

Përfitimet shtesë kur udhëtoni me fëmijë

Fëmijët mbi 2 vjeç kanë të drejtën e zbritjeve nga deri në 25% për çmimet e biletave.

Në udhëtimet ku serviret ushqim, ne ofrojmë ushqime të veçanta për fëmijët e moshave 2 deri 12 vjeç. Me porosi, disponohen edhe ushqime për foshnjat.

»Ulje çmimi deri në 33%«

Children 2 SQ

Fëmijët e pashoqëruar

Shërbimi i Adria Airways për shoqërimin e fëmijëve

Ndonjëherë është e pashmangshme që fëmija juaj të udhëtojë vetëm. Nuk ka asnjë problem! Shërbimi ynë i shoqërimit do të garantojë një fluturim komod dhe ulje të sigurt, si edhe një kujtim të paharrueshëm të një aventure mes reve.

Ekuipazhi ynë i kabinës do të flasë me fëmijën, do të kontrollojë dokumentet e tij dhe do t'i garantojë kujdesin më të mirë të mundshëm gjatë të gjithë fluturimit. Pas zbritjes, ekuipazhi i kabinës do ta dorëzojë fëmijën tuaj në duar të sigurta.

Sigurohuni që dokumentet e udhëtimit të fëmijët të jenë në rregull dhe kontrolloni nëse kërkohet vizë.

Organizimi i një shërbimi shoqërimi për fëmijën tuaj

Kur bëni rezervimin do t'ju kërkojmë të dhënat personale (emrin e plotë, adresën, numrin e telefonit) të personit të kontaktit që do të shoqërojë fëmijën në aeroportin e nisjes dhe të personit që do ta takojë fëmijën në aeroportin e mbërritjes.

Shërbimet për fëmijët e pashoqëruar u nënshtrohen një tarife prej 40 € për secilin drejtim të udhëtimit.

Për të organizuar një shërbim shoqërimi për fëmijën tuaj, duhet të jepni emrin e personit të kontaktit përgjegjës për fëmijën kur bëni rezervimin.

Si të sigurojmë një udhëtim pa shqetësime

Zgjidhni një destinacion të përshtatshëm për moshën e fëmijës suaj

Shumë prindër i bëjnë vetes të njëjtat pyetje përpara një fluturimi: A do të flejë gjumë fëmija im gjatë fluturimit? Çfarë ndodh nëse ai/ajo qan? Si mund ta bëj fëmijën të ulet i qetë gjatë fluturimit dhe të mos shqetësojë pasagjerët e tjerë?

Fëmijët e kanë më të vështirë sesa të rriturit që të përballojnë ajrin e thatë, presionin e ulët të ajrit dhe hapësirën e kufizuar, prandaj kur udhëtoni me foshnja dhe fëmijë të vegjël përpiquni të zgjidhni fluturimet e shkurtra me sa më pak fluturime lidhëse që të jetë e mundur.

Sigurohuni që fëmija të ketë bërë të gjitha vaksinat e nevojshme dhe kontrolloni shëndetin e përgjithshëm të fëmijës suaj përpara fluturimit.

Children 6

Përgatitja e fëmijës për udhëtimin

Mos harroni të sillni lodrat e preferuara të fëmijës, libra, libra për ngjyrosje, lapsa për ngjyrosje dhe ushqime të vogla, të cilat i njohin dhe i pëlqejnë.

Personeli ynë do t'ju ndihmojë me kënaqësi të gjeni ndenjëset tuaja, do t'ju ndihmojë me rregullimin e karrocës së fëmijës dhe do të sigurohet që rripi i sigurimit te fëmijët është shtrënguar mirë.

Nëse një fëmijë qan shumë gjatë një fluturimi, kjo mund të ndodhë sepse i dhembin veshët nga diferenca në presionin e ajrit. Prandaj rekomandojmë që t'i jepni fëmijës suaj të pijë lëngje me bollëk gjatë nisjes dhe

Children 7 SQ

Si ta bëjmë fëmijën të ndihet komod në aeroport

Është mirë që ta vishni fëmijën me disa shtresa rrobash, sepse mund të ketë ndryshime të konsiderueshme mes temperaturës jashtë, temperaturës në aeroport dhe temperaturës brenda në avion. Mos harroni çorapet e ngrohta; fëmijët mund të veshin gjatë udhëtimit çorape në vend të këpucëve për më shumë komoditet.

Në aeroportin e Lubjanës “Jože Pučnik” ka një sallë të madhe me lodra për familjet që presin fluturimet: këtu fëmijët mund të djegin energjinë e tepërt përpara nisjes. Sallat me lodra për fëmijë tani gjenden në shumicën e aeroporteve të mëdha.

Për të kaluar kohën, mund të vizitoni me fëmijët tarracën dhe të shijoni pamjen e shkëlqyer të aeroplanëve që nisen dhe ulen.