Politika dhe deklarata e privatësisë

Politika dhe deklarata e privatësisë - GDPR - Politika për cookie

Privatësia e tё dhёnava tuaja është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, pasi pajtueshmëria me rregullat është themeli i politikës sonë.

Si transportues ajrorё, për shumë vite ne kemi qenë të përkushtuar për të mbrojtur të dhënat personale të udhëtarëve tanë. Besimi juaj dhe mbёshtetja jonё janë themelet mbi të cilat dёshirojmё sё pari të ndërtojmë shërbimin tonë.

Ne besojmë në transparencë, kështu që dëshirojmë t’ju tregojmë në mënyrë transparente dhe të qartë politikën tonë të menaxhimit të të dhënave personale, duke përfshirë llojin e tё dhënave, pse i mbledhim ato dhe se si ju vetë mund t'i kontrolloni dhe t'i modifikoni ato. Politika jonë e privatësisë zbatohet për të gjitha tё dhёnat tuaja personale që mbledhim kur ju udhëtoni me ne, blini ose përdorni shërbimet tona, kur vizitoni faqen e internetit tё "Adria Airways", kur përdorni aplikacionet tona celulare ose kur ndërveproni bashkërisht me ne.

Çfarë janё tё dhёnat personale?

Tё dhёnat personale nënkuptojnё çdo informacion në lidhje me një individ të veçantë ose të identifikueshëm.

Individ i identifikuar është personi që mund të përcaktohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, veçanёrisht duke specifikuar një identifikues, sikurse ёshtë emri, numri i identifikimit, vendndodhja, një identifikues në internet, një tregues për një ose më shumë faktorë që janë karakteristikë për fizikun, fiziologjinë, identitetin mendor, ekonomik, kulturor ose social të këtij individi.

Cilat tё dhëna dhe si i mbledhim ato?

Ne mund të marrim tё dhёnat tuaja tuaj në disa mënyra, si për shembull kur rezervoni një fluturim ose kur regjistroheni në një klub besnikërie, kur vizitoni faqen tonë të internetit, kur përdorni aplikacionin tonë, kur jeni të lidhur me ne nëpërmjet rrjeteve sociale, si dhe kur regjistroheni për buletinin tonë.

Emri dhe mbiemri, numri i pasaportës dhe të dhënat e tjera identifikimi 
Mund ta ruajmë emrin, numrin e pasaportës, një dokument tjetër, gjininë, datën e lindjes, kombësinë dhe shtetësinë.

Emri dhe mbiemri na nevojiten për të ofruar shërbimet tona - për të bërë një rezervim, për të lëshuar një biletë udhëtimi, për të siguruar transportin.

Shtrirja e mbledhjes së të dhënave të tjera identifikuese varet nga rregulloret e vendit ku keni qëllim ose përmes të cilit do të udhëtoni, d.m.th. në përputhje me kërkesat e kontrollit të hyrjes në një vend të caktuar, kontrollit doganor, sigurisë ose kërkesave të tjera të vendit përkatës.

Tё dhёnat e kontaktit, tё dhёnat e profilit të përdoruesit (p.sh. MyAdria) dhe formularët në internet 
Tё dhёnat tuaja tё kontaktit mund të përfshijnë adresën, numrin e telefonit ose adresën tuaj të postës elektronike. Ne i përdorim ato ekskluzivisht në përputhje me qëllimin specifik për të cilin na janë dhënë çdo herë.

Kur krijoni një profil përdoruesi, regjistroheni ose plotësoni formularë të zhdëmtimeve në faqen tonë të internetit, gjithashtu mund të regjistrojmë të dhëna të tjera që vetë ju i vendosni në formularët e publikuar në faqen tonë.

Informacion rreth rezervimeve dhe blerjeve tuaja 
Pasi bëni një rezervim ose të blini një biletë, ne mund të regjistrojmë tё dhënat që përmbajnë detaje mbi fluturimin tuaj, çmimet dhe datat. Ky informacion përpunohet edhe me shërbime shtesë të tilla si, për shembull, pagesa shtesë për bagazhin ose përmirësime apo ndryshime tё tjera tё udhëtimit.

Informacion rreth programeve të besnikërisë (për shembull, "Adria Corporate Programme" (Programi për Korporatat i Adria-s))
 
Kur regjistroheni për programet e besnikërisë, ne do të regjistrojmë emrin dhe mbiemrin tuaj dhe tё dhёnat e kontaktit. Kur rezervoni ose regjistroheni për një fluturim, ju do të shkruani numrin tuaj të anëtarësisë, ne mund të regjistrojmë informacione që përmbajnë detajet e fluturimit tuaj, numrin e biletës, çmimet, datat dhe shumën e bonuseve të mbledhura gjatë fluturimeve tona.

Informacioni që mbledhim kur përdorni faqet e internetit ose aplikacionet tona
 
Kur përdorni faqen tonë të internetit ose ndonjë nga aplikacionet tona, ne regjistrojmë adresën tuaj IP (llojin e shfletuesit, sistemin operativ), veprimin e shfletuesit të internetit dhe përdorimin e aplikacioneve.

Ne gjithashtu, me lejen tuaj, mund të marrim tё dhëna rreth vendndodhjes suaj.
Për më shumë informacion rreth kësaj, shihni kapitullin "skedarët e personalizimit".

Regjistrimi për lajmet 
Ne ju dërgojmë lajme vetëm nëse ju vetë jeni regjistruar për lajmet tona. Përcaktoni vetë se cilat lajme dëshironi të merrni.

Ne përdorim emrin dhe mbiemrin, si dhe adresën tuaj të postës elektronike. Gjithashtu mund të përdorim tё dhëna për zakonet e udhëtimit tuaj, për faqet e vizituara të "Adria Airways", por vetëm nëse këto tё dhëna i keni ndarë me ne dhe pranoni që tё përdoren.

Për lajmet elektronike të dërguara në bazë pajtimtarësh, kemi një pikëpamje mbi të dhënat, cili prej marrësve ka lexuar buletinin elektronik, cili ka klikuar në lidhjen me lajmet elektronike ose është çregjistruar nga marrja e lajmeve elektronike.

Mund të regjistrojmë adresën tuaj IP, llojin e shfletuesit, sistemin operativ, pajisjen (telefon celular, tablet, kompjuter), si dhe përdorimin e aplikacioneve.

Tё dhёnat në lidhje me mediat sociale 
Çfarë informacioni mund të merrni varet nga cilësimet tuaja në rrjetet sociale që përdorni. Nga ofruesit e këtyre rrjeteve ne mund të marrim informacione kur ju regjistroheni për shërbimet tona me një llogari përdoruesi tё rrjetit social. Në raste të tilla, ne mund të marrim profilin tuaj në këtë rrjet, përfshirë dhe informacionin e kontaktit.

Për më shumë informacion në lidhje me tё dhёnat që marrim nga ofruesi i rrjeteve sociale dhe si të ndryshojmë cilësimet e tilla, ju lutemi që tё kontrolloni politikat e privatësisë të ofruesit tuaj tё rrjeteve sociale.

Komunikimi me ju 
Kur na dërgoni një email, kur plotësoni formularin bashkëlidhur faqes tonë të internetit ose bisedoni me ne përmes rrjeteve sociale, ne mund ta regjistrojmë komunikimin tuaj me ne dhe tё dhёnat e ndërmjetësuara në to. Shërbimet tona për rezervimet ose kontakti me udhëtarët mund të regjistrojnë ankesat tuaja në bazën e të dhënave. Thirrjet telefonike mund të regjistrohen me qëllim të sigurimit të cilësisë së shërbimeve dhe parandalimeve të mashtrimit, të cilat do t’ju njoftohen para fillimit të bisedës. Një komunikim i tillë mund të përdoret gjithashtu për qëllime të aftësimit të personelit tonë në mënyrë që t'ju ofrojmë shërbim sa më të mirë.

Tё dhёnat për tё cilat ju vetë vendosni që t’i ndani me ne 
Ju mund të vendosni të ndani tё dhëna të caktuara me ne, për shembull, kur parashtroni pyetje ose lini një koment në faqen tonë të internetit, kur plotësoni një anketë ose merrni pjesë në një lojë çmimesh.

Për çfarë i përdorim këto tё dhëna?

Tё dhёnat tuaja ne i mbledhim:

1. Për ofrimin e shërbimeve tona

Për lehtësinë e ofrimit tё shërbimeve tona në lidhje me rezervimet dhe udhëtimet, na nevojiten tё dhёnat tuaja për aktivitetet si më poshtë:

  • për të siguruar transportin tuaj dhe të gjitha informacionet lidhur me transportin, 
  • për pajtueshmëri me rregullat e kontrollit, tё hyrjes dhe rregullave doganore të një shteti tё caktuar, ose me kërkesat e tjera të sigurisë,

Për shembull, për lëshimin e biletës tuaj, na nevojitet emri juaj, numri i pasaportës dhe tё dhëna të tjera identifikimi. Ne gjithashtu kemi nevojë për tё dhёnat e kontaktit të udhëtarit në mënyrë që t'ju informojmë në kohën e duhur në rast tё ndryshimeve në orarin e udhëtimit.

2. Për të drejtuar programet e besnikërisë

Që ju ose kompania juaj të përfitoni nga zbritjet, përfitimet ose shpërblimet e tjera në kuadrin e programeve tona të besnikërisë, ne përdorim tё dhёnat tuaja të kontaktit, tё dhёnat e anëtarësimit dhe tё dhёnat tuaja për rezervim.

3. Për t’ju ofruar shërbimet tona në internet dhe aplikacionet celulare

Për shembull, kur paraqiteni për fluturim, ne përdorim emrin tuaj dhe tё dhёnat e fluturimit. Disa shërbime interneti dhe aplikacione përdorin vendndodhjen tuaj, ne mund t’ju sigurojmë pikërisht përmbajtjen e këtij informacioni që është me interes për ju.

Për të lehtësuar përdorimin tuaj për shërbimet ose aplikacionet tona në internet, ne mund analizojmë të dhënat që mbledhim kur përdorim mediat tona dixhitale dhe i kombinojmë ato me të dhënat e mbledhura me skedarin e personalizimit ose me teknologji të ngjashme. Për shembull, në mënyrë që të kuptojmë se cili kanal dixhital (emaili, mediat sociale, faqja e internetit dhe përmbajtja në to) ose pajisje (laptop, tablet apo pajisje portative) ju pëlqen, ne mund të kufizojmë ose të përshtatim komunikimin vetëm në këtë kanal, përmbajtje ose pajisje.

4. Për të komunikuar me ju

Tё dhёnat tuaja të kontaktit ne mund t’i përdorim për të komunikuar me ju, për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja ose për të trajtuar ankesën tuaj.

5. Për hulumtime dhe analiza statistikore

Hulumtimet statistikore na ndihmojnë për të përmirësuar shërbimet tona dhe ofertën, programet e besnikërisë, mbështetjen për pasagjerët dhe klientët, si dhe përmbajtjen e faqeve tona të internetit. Për kryerjen e kërkimeve, ne kombinojmë dhe analizojmë lloje të ndryshme të tё dhënave të përshkruara më sipër, ku përpunojmë vetëm përmbledhjet e tё dhënave dhe nuk përdorim të dhëna personale (të tilla si emri, adresa e emailit etj.) që mund t’ju identifikojnë.

6. Për qëllime tregtare dhe marketingu

Për lajmet dhe veprimet e fundit, ne do t'ju njoftojmë vetëm nëse shprehimisht do ta dëshironi vetë këtë gjë. Marrjen e njoftimeve elektronike shёnojeni kёtu .

Në mënyrë që të kuptoni se çfarë ju përshtatet, ne mund të përdorim mjete të automatizuara për të analizuar të dhënat tuaja, ose për këtë qëllim tё kombinojmë tё dhёnat e përshkruara më sipër. Të dhënat nga analiza të tilla i përdorim për të përshtatur komunikimet tona tregtare me interesat tuaja specifike. Për shembull, nëse analiza tregon se ju mund të jeni të interesuar për lloje të caktuara udhëtimi apo për një qëllim të caktuar, në lajmet tona dhe në përmbajtjen e faqes tonë tё internetit përshtatim ofertat dhe përmbajtjet që besojmë se do t’ju përshtaten.

Për komunikim tregtar ne përdorim kanale të ndryshme të tilla si posta elektronike, SMS, MMS, mediat e internetit, aplikacionet, mediat sociale e tё tjera.

Nga marrja e mesazheve tregtare ju mund të çabonoheni në çdo kohë, duke respektuar udhëzimet për mesazhin individual të marketingut.

7. Për të siguruar rendin dhe sigurinë në avion

Shqetësimi për sigurinë dhe rendin në aeroplan është përparësia jonë. Të dhënat tuaja mund të përdoren në rastet e parandalimit të sjelljes së papranueshme në avion. Ne mbajmë evidencë tё pasagjerëve që nuk kanë respektuar udhëzimet e sigurisë apo udhëzimet e ekuipazhit në bordin e avionit ose në tokë dhe, në lidhje me këta persona, kemi vendosur që ata tё vendosen në listën gri tё udhëtarëve, të cilëve u është ndaluar të udhëtojnë me ne për një kohë të caktuar, ose në listën e zezë për udhëtarët tё cilëve u është ndaluar përgjithmonë tё udhëtojnë me ne. Udhëtarët e tillë ne i informojmë me shkrim, sa herë që është e mundur, për sa më lart.

Ne nuk i marrim tё dhёnat tuaja lidhur me numrin ose kodin e sigurisë të kartave tuaja të kreditit.

Detyrimet tona lidhur me trajtimin e të dhënave personale

1. Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës - përpunuar në mënyrë të ligjshme, të sinqertë dhe transparente në raport me personin me të cilin lidhen të dhënat personale

2. Parimi i kufizimit të qëllimit - të mbledhura për qëllime të specifikuara, të qarta dhe të ligjshme dhe që nuk mund të përpunohen më tej në një mënyrë që bie ndesh me këto qëllime

3. Parimi i vëllimit minimal të të dhënave – të përshtatshme, relevante dhe të kufizuara në ato që janё të nevojshme për qëllimet për të cilat ato përpunohen

4. Parimi i saktësisë - të sakta dhe, kur është e nevojshme, të përditësuara; ndërmerren të gjitha hapat e arsyeshëm që nevojiten për të siguruar që të dhënat e pasakta personale të fshihen ose të korrigjohen menjëherë, duke marrë parasysh qëllimet për të cilat janë përpunuar

5. Parimi i kufizimit të ruajtjes - të ruajtura në formën që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave vetëm për aq kohë sa është e nevojshme, për qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat personale;

6. Parimi i integritetit dhe konfidencialitetit - të përpunuara në mënyrën që përgatit sigurinë e duhur të të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm, si dhe nga humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental, me masa të duhura teknike ose organizative

7. Parimi i përgjegjësisë - si menaxherë ne jemi përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet dhe parimet themelore të mbrojtjes së të dhënave personale

Të drejtat tuaja:

1. E drejta e qasjes (tek të dhënat që mbledhim dhe për çfarë/se si i përdorim ato):
Ju keni të drejtë të informoheni në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për mënyrën se si dhe për çfarë qëllimi përpunohen të dhënat tuaja personale. Ne ju sigurojmë kontroll më të madh dhe më efektiv mbi menaxhimin e të dhënave tuaja personale.

2. E drejta për korrigjim
Ju keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale të korrigjohen kur janë të pasakta.

3. E drejta për fshirje
Kur doni që të dhënat tuaja personale të mos përpunohen më tej, dhe nëse nuk ka më ndonjë kusht ligjor për ruajtjen e mëtejshme të të dhënave tuaja, ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen.

4. E drejta për të kufizuar përpunimin
Ju keni të drejtë të kufizoni përpunimin e të dhënave personale sipas kushteve dhe përjashtimeve të përcaktuara në nenin 18 të rregullores GDPR (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).

5. E drejta e transferimit të të dhënave
Ju keni të drejtë të transferoni të dhënat tuaja personale te një operator tjetër tjetër sa herë që dëshironi.

6. E drejta për kontratë
Kur të dhënat personale përpunohen për qëllime marketingu, individi ka të drejtë, në çdo kohë, të kundërshtojë përpunimin e të dhënave që lidhen me të për qëllime të marketingut në fjalë, duke përfshirë krijimin e profileve që kanë të bëjnë me marketing të tillë të drejtpërdrejtë; kur personi është kundër përpunimit për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, të dhënat nuk përpunohen më për këto qëllime.

Kontakt:
dpo@adria.si

Transferimi i të dhënave te palët e treta:

Të dhënat tuaja ne mund t'ua transferojmë ose t'ua zbulojmë palëve të treta vetëm kur kjo është absolutisht e nevojshme, si në rastet e mëposhtme:

1. Për të siguruar rezervimet dhe udhëtimet tuaja

Për të siguruar transportin tuaj, ne duhet të ndajmë të dhënat tuaja personale me linjat e tjera ajrore të përfshira në udhëtimin tuaj, me operatorët e shërbimit të aeroporteve dhe palë të tjera që bashkëpunojnë në sigurimin e transportit ajror. Nëse i blini shërbimet tona nëpërmjet një agjenti udhëtimi ose nëpërmjet një pale të tretë, ju i ndani të dhënat tuaja edhe me këta persona.

2. Për mbështetjen e shërbimeve tona

Për të ofruar shërbimet tona, ne gjithashtu mund të bashkëpunojmë me palë të treta, për shembull me ofruesit e shërbimeve të IT-së, me rrjetet sociale, me shërbimet dixhitale dhe të marketingut, me shërbimet e pagesave dhe të ngjashme. Të gjithë këta persona janë të detyruar të mbrojnë në mënyrën e duhur të dhënat tuaja personale dhe t'i përpunojnë ato në përputhje me udhëzimet tona.

3. Për programet tona të besnikërisë

"Adria Airways" është pjesë e programit të besnikërisë “Miles & More ”. Prandaj të dhënat tuaja ne i ndajmë me partnerët e përfshirë në grup, që ju të mund tё shfrytëzoni kilometrat për të përfituar nga programi.

Nëse jeni anëtar i programeve të tjera të besnikërisë së "Star Alliance", ju mund të ndani informacion rreth udhëtimeve tuaja me pronarin e programit tuaj të besnikërisë.
"Adria Corporate Programme" është program besnikërie për bizneset. Prandaj, të dhënat tuaja të anëtarësimit ne i ndajmë me partnerët që ofrojnë shërbime shtesë, si dhe me ofruesit e shërbimeve të aeroportit.

4. Për pajtueshmëri me rregullat e hyrjes në një vend, me rregullat doganore, tё sigurisë apo me rregullat e tjera të një vendi

Kur udhëtoni drejt një vendi të caktuar ose thjesht lidheni me të për një fluturim tjetër, ne duhet të transferojmë të dhënat e caktuara tek autoritetet mbikëqyrëse vendase për të përmbushur detyrimet ligjore të atij vendi. Ne do të përcjellim të dhënat që keni dhënë kur keni blerë biletën e avionit. Ne nuk i mbledhim të dhënat që keni dhënë për tё kryer regjistrimin për fluturimin, por ato mund të përcillen.

Komunikimi tregtar:

Ne do ju dërgojmë mesazhe tregtare vetëm nëse ju vetë keni vendosur t’i merrni ato dhe të informoheni për përfitimet dhe risitë që po përgatisim për ju.

Ne do t'ju dërgojmë mesazhe të tilla vetëm nëse ju vetë keni vendosur për to dhe për përmbajtjen që dëshironi. Ju mund të personalizoni cilësimet për dërgimin e mesazheve komerciale si dhe të përcaktoni se për çfarë dëshironi të informoheni.
Sa herë që vendosni të mos merrni më mesazhet tona, shkruajeni këtë në lidhjen që disponohet në çdo raport elektronik.


Vlefshmëria e politikës

Vlefshme nga 21. 5. 2018.

 

GDPR

Çfarë është GDPR-ja?

GDPR-ja është shkurtim për "General Data Protection Regulation" - Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave. Fillimi i përdorimit të saj është data 25 maj 2018.

GDPR-ja lejon individët të ushtrojnë më shumë kontroll mbi përdorimin e të dhënave të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë ata vendosin detyrime të caktuara për kompanitë duke u imponuar atyre detyrime të caktuara gjatë përpunimit të informacioneve të këtyre individëve.


Si jemi duke u përgatitur për GDPR-në në "Adria Airways"

Ne, transportuesit ajrorë, për shumë vite kemi qenë të detyruar të kemi pajtueshmëri të rreptë rregullatore në të gjitha fushat e operacioneve tona. Që prej kohësh ne i kemi ruajtur me kujdes të dhënat dhe për këtë mbetemi të obliguar si dhe më parë.

Me rregulloren GDPR, ne do të forcojmë më tej obligimet dhe detyrat tona në të gjitha proceset, produktet, kontratat dhe dokumentet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve tona, në përputhje me rregulloren GDPR.
Ne kemi kontrolluar mënyrën ekzistuese të operimit, bashkëpunimet e ndryshme, konsensusin ekzistues dhe zbatimin e politikave duke i plotësuar ato siç duhet.

Ndryshime për klientët tanë

Duke qenë se për disa prej ndryshimeve udhëtarët tanë nuk do të kenë dijeni të drejtpërdrejtë, atëherë ne, përmes një politike të ripërtëritur privatësie, do t'ju sigurojmë qartësi dhe transparencë më të madhe mbi këto ndryshime, çfarë të dhënash trajtojmë, si dhe pse i ruajmë e i përpunojmë ato.

Ne dëshirojmë që, në mënyrë transparente, të qartë dhe të kuptueshme, t'ju sigurojmë kontroll mbi të dhënat tuaja personale: si dhe për çfarë qëllimi përpunohen, për sa kohë ruhen, si dhe t’ju informojmë për të drejtat tuaja. Së bashku me transparencë më të madhe, kemi përditësuar dhe Politikën e privatësisë dhe kemi emëruar një person të autorizuar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Skedarët e personalizimit

Politika për cookie