Kushtet e përgjithshme të Çmimit

Bileta elektronike

Një biletë elektronike ose e quajtur ndryshe E-ticket zëvendëson biletën prej letre dhe përfshin emrin e pasagjerit, itinerarin, datën dhe çmimin.

Ky informacion ruhet në databazën e Adria Airways pas kryerjes së rezervimit dhe pagesës. Pas kësaj, pasagjeri merr një email për konfirmimin automatik të rezervimit dhe menjëherë pas kësaj një biletë elektronike (fatura e itinerarit të pasagjerit të biletës elektronike) që përmban të dhënat e mëposhtme:

  • mbiemri dhe emri i pasagjerit,
  • numri i biletës elektronike,
  • numri i rezervimit,
  • numri i fluturimit, data, qyteti i nisjes dhe destinacionit, ora e nisjes dhe mbërritjes,
  • çmimi,
  • ekstraktet e Konventës së Varshavës.

Kopja e një bilete elektronike së bashku me pasaportën ose kartën e identitetit mjafton për të marrë kartën e imbarkimit në sportelin e regjistrimit. Është e mundur që të kryhet regjistrimi pa një kopje të biletës elektronike, megjithatë është shumë e rekomandueshme që ta mbani atë me vete gjatë të gjithë kohës së udhëtimit. Mund të jetë e dobishme në rast problemesh të papritura gjatë checkin-it ose kur nevojitet ndryshimi i kohës së rezervimit.

A ekziston bileta elektronike për të gjitha fluturimet e Adria Airways?

Po, bileta elektronike disponohet për të gjitha fluturimet e Adria Airways. Është gjithashtu e mundur që të rezervohen një ose më shumë segmente në fluturimet e linjave ajrore të partnerëve tanë. Mund të ndodhë që për një ose më shumë fluturime të tilla të mos disponohen biletat elektronike. Në raste të tilla, i gjithë itinerari do të printohet në biletat klasike prej letre, të cilat do t'ju dërgohen me postë të thjeshtë ose do të merren në sportelin e biletave përpara nisjes.

Nëse keni nevojë për më shumë informacion rreth biletave elektronike apo nëse nuk merrni konfirmimin automatik të rezervimit me email pas kryerjes së rezervimit dhe pagesës, mos hezitoni të na kontaktoni me email booking@adria.si ose me telefon në numrin +386 1 369 10 10.

 

Grupet Fare Family Basic Classic Flexible Business
Ndryshimi i rezervimit brenda klasit të tarifës të paguar Nuk është e mundur

70 EUR

*Shënim 1 in 3

falas falas
Ndryshimi i rezervimit në një klas me tarifë më të lartë Nuk është e mundur

70 EUR plus diferencën e tarifës

*Shënim 2 in 3

diferenca e tarifës diferenca e tarifës
Mundësia e anulimit PA rimbursim

70 EUR gjobë për biletëR

*Shënim 1 in 3

70 EUR gjobë për biletëR

*Shënim 1 in 3

rimbursim i plotë
Bagazhi
8 kg bagazh dore
1 x 23 kg
8 kg bagazh dore
1 x 23 kg
8 kg bagazh dore
2 x 32 kg
8 kg bagazh dore
Rezervimi i ndenjëses (falas) PO PO PO PO
Ndenjëse shtesë për komoditet JO JO JO PO
Miles & More 0–1250 0–1250 0–1250 1250–12000
Check-in falas falas falas falas
Checkin prioritar JO JO JO PO
Akses në Lounge JO JO JO PO
Shërbim me ushqim dhe pije Shërbimi SkyShop Shërbimi SkyShop Shërbimi SkyShop PO
Gazeta PO PO PO PO

Shënim 1: aplikohet pagesë për çdo drejtim udhëtimi.
Shënim 2: aplikohet pagesë për çdo drejtim udhëtimi plus diferenca për tarifën më të lartë.
Shënim 3: në rast ndryshimi të rezervimit dhe/ose rimbursimi më pak se 24 orë përpara nisjes dhe pas nisjes, do të aplikohet një pagesë prej 110 EUR për çdo drejtim.

Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme Kushtet e përgjithshme të Transportit

Kushtet e përgjithshme Kushtet e përgjithshme të Transportit