Adria Airways Logo Adria Airways

8 prej kështjellave më të bukura të Sllovenisë

Teksti: Mankica Kranjec Fotografitë: Iztok Medja Postojnska jama d.d. Postojna

Sllovenia është një vend plot me histori trazuese nga e kaluara, histori që ende vazhdojnë të shkruhen edhe sot pas mureve të trasha të kështjellave të fuqishme, fortesave misterioze dhe pallateve të mrekullueshme. Të shpërndara në të gjithë vendin dhe të rrethuara nga zona rurale idilike, ato dikur mbronin territorin dhe ishin shtëpia e sundimtarëve dhe sundimtareve. Sot ato krijojnë një histori të së tashmes, të ndërthurur me traditën.

Kemi zgjedhur tetë prej kështjellave më të bukura në Slloveni, të gjitha me histori mbresëlënëse dhe që paraqesin shembuj unikë të trashëgimisë kulturore që sigurisht që do t'ju magjepsin. Megjithëse disa prej kështjellave të Sllovenisë tregojnë shenjat e kohës, shumë prej tyre janë po aq të famshme dhe jo më pak mbresëlënëse sot sa kanë qenë gjithmonë.

gradovi 982