Adria Airways Logo Adria Airways

Brukseli

Fotografitë: iStock, EmDee

Bukuria e Brukselit duket në kontrastin mes rrugëve të ngushta me kalldrëm dhe shëtitoreve të gjera, pallateve historike dhe arkitekturës moderne, zhurmës urbane dhe parqeve të qeta. Në të ndodhet gjithashtu një numër i pabesueshëm muzesh dhe galerish, më shumë se 100 të tilla, dhe sigurisht, dy atraksione të tjera shumë speciale: çokollata dhe birra.

#1 Sheshi i Madh

Sheshi qendror i Brukselit, i rrethuar nga ndërtesat historike baroke dhe gotike, Bashkia dhe ndërtesa e njohur si Shtëpia e Mbretit, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Çdo dy vjet, në mes të gushtit, sheshi mbulohet nga një tapet magjik me 600 000 begonia. Në shesh gjithashtu ndodhet një treg lulesh i cili është i hapur gjatë gjithë vitit.  Nuk është çudi atëherë që është votuar si sheshi më i bukur në botë.

bruselj982

#2 Manneken Pis

Jo larg Sheshit të Madh qëndron statuja e vogël prej bronzi e një djali të zhveshur që urinon në një shatërvan. Statuja është vjedhur, dëmtuar dhe zëvendësuar shumë herë. Versione më të hershme të statujës, së bashku me origjinalin e versionit aktual, janë të ekspozuara në Muzeun e Qytetit, ku vizitorët mund të shohin edhe shumë kostume me të cilat statuja është veshur në raste të veçanta.

manneken pis 982

#3 Muzeu Hergé

Kartonisti Georges Remi, i njohur më mirë si Hergé, krijuesi i Aventurave të Tintinit, ka muzeun e vet në Louvain-la-Neuve, më pak se një orë me tren nga Brukseli. Muzeu përbëhet nga nëntë dhoma në tre kate, me ekspozime të përhershme dhe të përkohshme që i çojnë vizitorët përmes jetës së kartonistit, dhe të personazheve të tij të famshme, në një mënyrë interesante dhe argëtuese.

muzej herge 982