Adria Airways Logo Adria Airways

Cyrihu

Teksti: Larisa Kočjaž Fotografitë: Gregor Ahman

Qyteti i pamjeve madhështore

Saktësi zvicerane - Nuk është koincidencë që zviceranët janë prodhuesit më të famshëm të orëve në botë: organizimi i kohës është pjesë e natyrës së tyre. 

Uetliberg - Mali i Cyrihut, siç e quajnë vendasit, mund të arrihet nga qyteti me tren. Një udhëtim i shkurtër dhjetë minuta përmes gjelbërimit qetësues dhe përmes një shtegu të mirëmbajtur ju çon në majën e tij, e cila shtrihet 869 metra mbi nivelin e detit. 

Lagjet e gjallëruara të qytetit - Qyteti i vjetër i Cyrihut. Lagjja Niederdorf në qendrën e qytetit të vjetër ofron shëtitje të këndshme përmes një labirinti rrugësh që ju çojnë në dyqane interesante dhe të njohura. Në mbrëmje baret dhe restorantet mbushen me njerëz dhe shfaqen artistët e rrugës. 

Grossmünster – Kisha e Cyrihut. Cyrihu ka shumë kisha, por kjo strukturë e hershme romaneske impresionuese me dy kulla bie veçanërisht në sy. Ndërsa kullat e kishave të tjera janë të zbukuruara me orë të mëdha, Grossmünster (Katedralja e Madhe) shfaqet në pamje të parë sikur gërshetohet me ndërtesat rrotull saj. 

Rheinfall - Ujëvara më e madhe në Evropë. Vetëm 40 minuta larg me makinë nga Cyrihu, pranë kufirit me Gjermaninë, në pjesën jugore të Zvicrës, ndodhet ujëvara më e madhe e Evropës, Rheinfall (ose Ujëvara e Rinit). Ujëvara e Rinit është formuar në periudhën e fundit të akullnajave.

adria airways zurich 980x400 min